Bulqiza që dikur njihej vetëm për galeritë e kromit gjithnjë e më shumë po kthehet në atraksion turistik. Të huaj janë ata që preferojnë këtë vend malor për natyrën magjepse dhe mikpritjen e vendasve. Kulla 200-vjecare e familjes Hupi është ndër më të vizituarat në këtë sezon.
Të përshkosh rrugët malore me motorë është një eksperiencë e jashtëzakonshme për turistët francezë që vizitojnë Bulqizën për herë të dytë, pas impresioneve të vitit të kaluar.
“Jam nga Franca dhe është hera e dytë që vij në Shqipëri. Ky është një vend i mrekullueshëm, mes gjelbërimit dhe këtu tek kulla Hupi ndjehemi si në shtëpi”.
“Oh është një vend shumë shumë i bukur. Kam ardhur me bashkëshorten dhe po e shijoj shumë këtë udhëtim rreth Shqipërisë me motorë.
“E mrekullueshme, malet e Shqipërisë janë ndryshe, madhështorë dhe njerëzit shumë mikpritës e simpatikë”, thonë turistët.
Nga kryeqyteti mund të mbërrish në Bulqizë për një orë, përmes rrugës së Arbrit. Afro tre kilometra të tjera nga kryqëzimi deri në fshatin Dushaj, ku Lulzim Hupi ka ngritur të parin agro-turizëm në kullën e të parëve dhe sot mirëpret turistë nga mbarë bota.
“Ne përpiqemi të mbështesim ekonominë lokale duke punësuar gratë e fshatit dhe duke blerë nga fermerët vendas çdo gjë që prodhojnë, në këtë mënyrë garantojmë që gjithçka është organike, e prodhuar në vend dhe e rritur me dashuri”, - thotë Lulzim Hupi.
Është një Kullë mbi dyqind vjeçare, kthyer në bujtinë që përfaqëson një monument kulturor sa i përket arkitekturës dhe ngjall kujtime të bukura tek vendasit që zgjedhin ta vizitojnë kryesisht në fundjavë.
Mes një oazi të gjelbër, mysafirët dhe turistët e huaj mund të shijojnë gatimet tradicionale, të eksplorojnë pyjet e bukura të Bulqizës si Gurin e Vashës, Shkëmbin e Kullës së Skënderbeut, Ujëvarën e Dushajve dhe Liqenin e Zi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
17 Janar, 15:44
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
14 Janar, 11:40
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar
13 Janar, 13:54
-
Bulqizë, rruga e Ostrenit e bllokuar nga bora, ushtria shpëton fëmijën e sëmurë, e çojnë në spital
13 Janar, 10:22