Ardit Fiska është një i ri që ka përfunduar studimet për teknologji ushqimore dhe është kthyer për të punuar në bujtinën e familjes.

Gatimet tradicionale me prodhime bio të zonës janë çelësi i suksesit, na tregon nëna e Arditit teksa përgatit një lakror për turistët.

Shumë turistë që vizitojnë qytetin 2400 të Beratit, pasi njihet me historinë zgjedhin të kalojnë disa orë pranë gjelbërimit, të freskohen në përrenj dhe të shëtisin në ajrin e pastër.

“Kemi vizituar Beratin, një qytet mjaft i bukur, kemi bërë hiking në Tomor dhe tani erdhëm në Roshnik, ku veçoj mikpritjen dhe ushqimin shumë të shijshëm.”-tha turisti.

Turistët në Roshnik shikojnë peizazhet e natyrës, por njihen nga vendasit dhe me historinë, pasi ky është fshati i Qyprilinjve të famshëm, familje nga e cila dolën tre vezirë që qeverisën Perandorinë Osmane në shekullin e XVII.