Shqipëria ka vendosur që të hapë dyert për refugjatët ukrainas, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas pushtimit që po kryen Rusia në Ukrainë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ku është caktuar që shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
Vendimi i plotë
Përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në republikën e Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.7%
-
E gabuar
46%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 1163
Lajme të tjera
-
Kanadaja paralajmëron për sulme kibernetike gjatë vizitës së Zelensky-t
22 Shtator, 18:13
-
'Farsë tragjikomike', debati i Ramës me ambasadorin rus në OKB tërbon Kremlinin
22 Shtator, 17:56
-
Baerbock: Rusia dukej e izoluar në OKB
22 Shtator, 17:47
-
Zelensky viziton Otavën! Trudeau zotohet që Kanada të qëndrojë me Ukrainën ‘për aq kohë sa duhet’
22 Shtator, 17:35
-
Kremlini: Rritja e tensioneve mes Ukrainës dhe Polonisë është e pashmangshme
22 Shtator, 16:53
-
Ministri polak i bujqësisë, Telus: Embargoja ndaj grurit ukrainas mbetet pezull derisa të kemi një vendim të përbashkët
22 Shtator, 16:44
-
Borrell: Hyrja e Ukrainës në BE nuk është e lehtë, i’u nevojitën reforma para luftës
22 Shtator, 15:59
-
Forcat ruse bombardojnë Donetsk, 16 të plagosur
22 Shtator, 15:47
-
Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në Krime
22 Shtator, 15:40
-
Erdogan për Putin: Nuk pajtohem me qasjen negative të liderëve botërorë
22 Shtator, 11:02
-
NATO: Shqipëria mbështet zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës
22 Shtator, 10:58
-
Zelensky: Kisha bisedime konstruktive me ligjvënësit amerikanë
21 Shtator, 22:39