Shqipëria U-17 fiton 3-1 me Luksemburgun U-17, trajneri Tedesco debuton me fitore në stolin kuqezi

Shqipëria U-17 fiton 3-1 me Luksemburgun U-17, trajneri Tedesco debuton me fitore në stolin kuqezi

Kombëtarja U-17

Shqipëria U-17 fitoi ndeshjen e parë miqësore me Luksemburgun U-17 me rezultatin 3-1. Në stadiumin e Vorës kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat i shënuan Kris Gecaj dhe Gabriel Kulla (x2). Kjo ishte edhe ndeshja e parë me ekipin Kombëtar U-17 për trajnerin e ri Andrea Tedesco, që debuton me fitore në stolin kuqezi.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen me Luksemburgun U-17: Daniel Culi (GK), Fabian Nuhaj, Kris Gecaj (C), Darli Kurti, Lukas Cekrezi, Andreas Llana, Alen Vukaj, Enis Redzepi, Rikardo Sheji, Gabriel Kulla dhe Leon Myrtaj.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën dhe dominuan takimin që në minutat e para. Pas disa rasteve të mira për shënim, goli i parë erdhi në minutën e 28-të. Pas një harkimi nga këndorja, kapiteni Kris Gecaj zhbllokoi rezultatin pasi goditi saktë me kokë.

Minutat në vazhdim folën sërish për kuqezinjtë, teksa pa u mbyllur pjesa e parë sulmuesi Gabriel Kulla realizoi golin e dytë.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë trajneri Andrea Tedesco kreu disa zëvendësime, duke u dhënë mundësinë pothuajse të gjithë lojtarëve të grumbulluar të tregojnë vlerat e tyre në fushë.

Skuadra e Luksemburgut shkurtoi rezultatin në minutën e 63-të. Megjithatë kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe në minutën e 83-të vuloson fitoren. Gabriel Kulla shënoi golin e tretë me një 11-metërsh dhe të dytin personal në këtë takim. Në fund sfida e parë miqësore u mbyll me fitoren e Shqipërisë 3-1.

Ndeshja e dytë miqësore Shqipëri U17 – Luksemburg U17, do të zhvillohet të premten më 6 shtator në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 10:00.

Miqësoret janë një mundësi e mirë për trajnerin Tedesco për të kolauduar grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të luhen në muajin tetor në vendin tonë. Kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?