Shqipëria U-17 fiton edhe miqësoren e dytë me Kosovën

Shqipëria U-17 fiton edhe miqësoren e dytë me Kosovën

Miqësorja Shqipëri 3-1 Kosovë

KUKËS - Kombëtarja U-17 fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës me rezultatin final 3-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari siguruan fitoren e dytë radhazi në harkun kohor të dy ditëve. Golat për ekipin kuqezi u shënuan nga Xheto Joi Nuredini dhe Matias Gici, i cili realizoi dopietë.

Trajneri Behari e nisi ndeshjen me këtë formacion: Etem Xhemali (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Renato Halili, Samuele Sina, Eraldo Karaj, Kleo Shpuza, Mateo Dashi, Matias Gici, Xheto Joi Nuredini, Tedi Malaj (c).

Kuqezinjtë spikatën me lojën e mirë që në pjesën e parë të takimit, ku realizuan edhe tre golat e fitores. Fillimisht ishte Nuredini ai që zhbllokoi rezultatin e takimit që në minutën e 5-të, ndërsa Matias Gici qetësoi skuadrën me dygolëshin e tij në minutat 20-të dhe 37-të.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-0 për kuqezinjtë ndërsa në fraksionin e dytë, Maksutaj ngushtoi shifrat për Kosovën në minutën e 76-të. Gjatë pjesës së dytë, trajneri Behari kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1, teksa duhet vlerësuar paraqitja e mirë e kuqezinjve të vegjël, të cilët treguan karakter jo vetëm sot, por edhe në takimin e parë.

Këto teste miqësore ishin të fundit për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023 në Portugali.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit