Kuqezinjtë me 7 shtator, në Pragë do luajnë kundër Ukrainës, që për shkak të luftës nuk i zhvillon ndeshjet në shtëpi. Historia në këtë përballjë favorizon rivalët e kuqezinjve, të cilëyt gjithashtu morën pjesë në Evropianin e Gjermanisë. Në 6 përballje direkte, 4 prej tyre për kualifikueset e botërorit dhe 2 miqësore, Ukraina ka arritur të fitojë 5, ndërsa Shqipëria ka marrë vetëm 1 barazim 2-2 në vitin 2005.
Prej asaj periudha situata ka ndryshuar shumë dhe kjo do jetë hera e parë që dy kombëtaret përballen në Ligën e Kombeve, teksa ky që nis është sezoni i 4 i këtij kompeticioni. Këtë herë vlen edhe për kualifikueset e Botërorit, pasi 4 fituesit e secilës Ligë në Ligën e Kombeve do ti bashkohen 12 vendeve të dyta në kualikueset e përgjithshme për të bërë ‘play-off’. 16 ekipe në total do luftojnë për 4 vende, pasi siç dihet në Botërorin e 2026 nuk do jenë më 32 kombëtare pjesmarrëse, por 48. Nga kjo ka përfituar edhe Evropa që më herët dërgonte 13 përfaqësuese në Botëror, ndërsa tani do shkojnë 16.










Komente
Komento