Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama për median franceze: Jemi vend i vogël, por jemi gati

Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022. I pyetur për këtë çështje kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze Tv5 Monde tha se ne jemi një vend i vogël por jemi gati.

“Ne jemi një vendi vogël, por i kemi idetë tepër të qarta dhe do të bëjmë gjithçka për të ecur bashkë me të tjerët me objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe objektivat e përbashkëta për një botë më të mbrojtur nga ndryshimet klimatike, për një botë më të barabartë mes grave dhe burrave, një botë më solidare dhe padyshim për një botë të bashkuar kundër së keqes, terrorizmit, fondametalizmit nga të gjitha anët”, tha Rama ndër të tjera.

Në Janar, Shqipëria do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Lajmi i zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB u vlerësua si një mundësi historike dhe arritje e diplomacisë shqiptare.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 24/09/2021 22:27

    Edo, thuaju dhe frëngjisht që ta kuptojnë mirë. Se Makron më duket se nuk e flet mirë anglishten e amerikanëve, prandaj i humbi porositë e nëndetëseve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë