Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka se vendi ynë dhe SHAB do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës në përplasjen e saj me Rusinë.

Ajo shprehet se SHBA e vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kim shkruan se agresioni i Rusisë nuk po kërcënon vetëm Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si mbajtëse me ne për çështjen e Ukrainës . Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por rendin ndërkombëtar për të cilin Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është ngarkuar të ruajë.”, shkruan ambasadorja.


Lajmi kryesor:

Tensionet në Ukrainë, Rama: Shqipëria rol aktiv në këtë çështje, një qëndrim me SHBA në OKB dhe bashkëautorësi për çdo projekt paqeje! Kjo na rrit besimin në arenën ndërkombëtare (VIDEO)