Tensionet në Ukrainë, Rama: Shqipëria rol aktiv në këtë çështje, një qëndrim me SHBA në OKB dhe bashkëautorësi për çdo projekt paqeje! Kjo na rrit besimin në arenën ndërkombëtare (VIDEO)

SHBA dhe vendi ynë do të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kështu bëri me dije sot kryeministri Edi Rama, i cili shpjegoi në një konferencë për mediat se kjo do të thotë se Shqipëria do të ketë rol aktiv në vendimmarrjen në Këshillin e Sigurimit në lidhje me tensionet Ukrainë-Rusi. Për kryeministrin Rama, e vetmja zgjidhje për konfliktin tejet të acaruar Rusi-Ukrainë është dialogu dhe bisedimet dhe se 'këtë qëndrim të qartë të Shqipërisë' do ta thekojë fortë në Këshillin e Sigurimit në OBK.

Kryeministri Rama tha se SHBA është treguar e gatshme për të ndarë me vendin tonë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën por jo vetëm.

"Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse është termi në këshillin e  sigurimit të OBK lidhur me çështjen e  Ukrainës. Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin dhe qëndrueshmërinë dhe aftësinë në luajtjen e  rolit si një vend që promovon paqen dhe sigurinë. Për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet do të ndërmarrin", tha Rama

Për Ramën kjo përgjegjësi e shtuar është një vlerësim dhe kurorëzim i përpjekjeve të Shqipërisë për pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke i paraprirë akuzave se kjo është një qokë për Shqipërinë,  Rama e konsideroi këtë një besim të shtuar ndaj vendit dhe rolit të saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

"Kjo konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe dukë qenë aktivë në një çështje kaq akute  si kjo e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konktrete në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne përkufizojmë edhe më qartë atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim, pasi është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një partner shumë i qëndrueshëm në atë font vendesh ku kemi zgjedhur të jemi si popull si komb si shtet, për të qenë një vend që fjalën e vet e thotë siç e mendon dhe mendon siç e thotë dhe jo një vend që qëndron si një vrimë e fundit e kavallit apo një pikë e fundit e bishtit dhe që vetëm tund kokën ën shenjë aprovimi apo bën edhe më keq se kaq siç ka ndodhur në të shkuarën", tha Rama

Teksa e konsideron konfliktin Rusi-Ukrainë të rrezikshëm dhe në rritje, Rama i ka kthyer edhe përgjigje Rusisë lidhur me letrën e dërguar ku kërkonte përgjigje mbi angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar.

Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme. Akuzave të Berishës se Rusia po kërcënon Shqipërinë, Rama i cilësoi 'zhurmë folkloirike në katundin e PD'

I pyetur për Shtabin e NATO-s e alokuar në vendin tonë, Rama nuk e mohoi se një ndër arsyet e vendosjes këtu mund të kenë qenë tensioneve Ukrainë-Rusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Shqipëria-SHBA bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës, Kim: E vlerësojmë! Rusia kërcënim i rendit ndërkombëtar

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka se vendi ynë dhe SHAB do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës në përplasjen e saj me Rusinë.

Ajo shprehet se SHBA e vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kim shkruan se agresioni i Rusisë nuk po kërcënon vetëm Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si mbajtëse me ne për çështjen e Ukrainës . Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por rendin ndërkombëtar për të cilin Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është ngarkuar të ruajë.”, shkruan ambasadorja.

Ora 12:02
Tensionet në Ukrainë, Rama i përgjigjet letrës së Rusisë dhe Berishës: S'është vend armik, por kemi ndarje të qarta në këtë pikë! S'ka lidhje zhurma në katundin e PD

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së Rusisë, ku kërkonte angazhim që të respektojë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar. Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme. Akuzave të Berishës, Rama iu përgjigj duke thënë se është 'zhurmë folkloirike në katundin e PD'

"Ajo letër i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të NATO-s dhe OSBE. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht, Çdo qeveri e ka marrë e ka lexuar, po e lexon ndërkohë që qëndrimet tona janë të qarta, janë të drehjta dhe nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë, Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi ndarje të qartë në këtë pikë dhe gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Është zhurmë mes të marrë që kanë marrë peng qytetarët", tha Rama.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u ka dërguar SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër ku kërkon angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas Rusisë vendet perëndimore vazhdojnë të nxjerrin prej saj vetëm ato elemente që u përshtaten atyre, dhe konkretisht – të drejtën e shteteve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar ekskluzivisht sigurinë e tyre. Kjo letër është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një kërcënim i hapur, ndërsa tha në Kuvend të enjten se Kryeministri Rama po hesht. Për Berishën ishte një letër që është dërguar nga ambasada ruse në Tiranë. 

Ora 11:54
Tensionet Rusi-Ukrainë, Rama: Zgjidhja e vetme bisedimet në këtë përballje 'elefantësh'! S'jemi në fushën e qokave, njihet potenciali ynë për të dhënë kontribut bashkë me SHBA

Kryeministri Edi Rama tha se vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë janë bisedimet dhe se Shqipëria mbështet këtë linjë. lidhur me rolin aktiv që iu dha Shqipërisë për të qenë partnerë me SHBA për të ndërmarrë veprime në lidhje më këtë çështje, Rama e quajti njohje të potencialit të vendit tonë dhe jo qokë.

"Qëndrimet tona lidhur me këtë çështje në vijim janë të qarta dhe të  njohura dhe të pandryshuar dhe nga ana tjetër theksoj se në këndvështrimin tim rruga për të adresuar këtë tension që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt është rruga e dialogut dhe bisedimeve në këtë përballje elefantësh. Është rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme për të biseduar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse në dukje janë të vështira për tu gjetur. Roli ynë aktiv tregon se na njihet e drejta dhe potenciali për të dhënë një kontribut ekstra në lidhje me këtë çështje. Nuk jemi në fushën e qokave, por këtu bëhet fjalë për të krijuar një partneritet një dyshe që do të angazhojë Këshillin e Sigurimit për këtë temë dhe jo vetëm. ne kemi planin tonë në këtë pjesë, kemi ndarë idetë tona me partnerët dhe do të kemi mundësi që në këto dy vite të luajmë një rol duke shfrytëzuar peshën e mardhe që i jep këtij çiftëzimi partneri tjetër, SHBA", tha Rama.

Ora 11:53
Konflikti Rusi-Ukrainë, Ministrja e Jashtme: SHBA e gatshme të ndajnë me Shqipërinë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot se SHBA është treguar e gatshme për të ndarë me vendin tonë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën. Para gazetarëve, Xhaçka u shpreh se Bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në  takimet e Këshillit të Sigurimit dhe se projekti i parë do hartohet nga Shqipëria dhe SHBA dhe më pas do ndahet me të tjerë.

"Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Gjatë këtij bashkëpunimi që do materializohet përmes takimeve që do kemi në Uashington me Blinken, kemi krijuar një sinergji të veçantë lidhur me angazhimin e vendeve tona, edhe sa i takon çështjes së paqes dhe sigurisë, veçanërisht me situatën e konfliktit të Ukrainës. SHBA kanë qenë të gatshme të ndajnë me Shqipërinë përgjegjësinë  e bashkautorësisë apo bashkëpenëmbajtësit për çështje që kanë lidhje me sigurinë dhe paqen dhe veçanërisht me Ukrainën. Është vlerësim dhe privilegj i jashtëzakonshëm për të bashkëndarë me SHBA përgjegjësinë për të qenë bashkëhartues në çështjen e Ukrainës, nj kontribut që jemi të gatshëm për ta marrë përsipër. Jemi të vetëdijshëm për përmasat tona, por kjo është çështje serioziteti, përgatitje dhe aftësie për të marrë përsipër përgjegjësi. Vendi ynë merr një rol të dorës së parë në çështje të sigurisë përmes bashkëhartimit me SHBA për çështjen e Ukrainës. Vendet tona do bashkëpunojnë ngushtë, do ndajnë informacion në mënyrë prioritare dhe do jenë në origjinë të çdo nisje me këtë nismë. Projekti i parë do hartohet nga dy vendet tona dhe më pas do ndahet me të tjerë. Bashkëhartuesit janë të parët që flasin për çështjen në fjalë në  takimet e Këshillit të Sigurimit. Është një shprehje e thellimit të partneritetit strategjik të dy vendeve", tha Xhaçka.

 

I.K/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilbo: 05/02/2022 18:17

    Me kosto të latë për vendin favoret që bën rama për shba. Bën çmos që ti shpëtojë non-grata të radhës. Harron që dhe berisha bëri marveshje dhe qelloi kryeninister kur hymë në Nato, po shikoje sot ku është… Shpresoj që ramës të mos i vij aq vonë goditja sa berishës…

    Përgjigju
  • Nendetesja 105: 05/02/2022 15:39

    Poshte Rusia poshte Putimi Bravo Rama per pergjigjen qe i dhe pacavures se ambasades ruse duke i treguar dhembet superfuqise me te madhe ne Europe dhe te dytes ne bote.

    Përgjigju
  • redi: 05/02/2022 14:48

    Perhjigja e zotit Rama per ceshtjen e konfliktit Rusi -Ukraine eshte e qarte dhe shume diplomatike.Shqiperia nuk e ka armik Rusine por ka ndarje per vet pozicionin qe ka si antar i Natos.Ne lojen e superfuqive jemi te vegjel por te mundohemi gjithmone me gjuhen e paqes

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/02/2022 10:38

    Kryerilindasit kryeminister do na prrallis se eshte ftuar te bisedoj "tet a tet" nga Blinken ne USA,do tjerre lesh dhije me mendafsh siç di te tjerre vetem ai dhe ne krye te korrupsionit e krimit do "LUFTOJE DE M0RE DE/PËR NJË SHQIPËRI TE RE".Pertypu o popull ne varferine tende dhe ti kryerilindas kryeminister vetperkundu ne djepin e HUBRIS(HUBRIS SIMPTOM)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen