Ministria e Infarstrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar një marrëveshje mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për furnizimin me ujë të zonave rurale bregdetare, i cili do ti shërbejë rreth 80 mijë banorëve e turistëve.

Ky projekt sipas ministres Belinda Balluku do të sjellë furnzim me ujë të pijshëm në zonat rurale dhe veçanërisht në bregdet, ku është parashikuar gjithashtu edhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve duke ndikuar në këtë mënyrë në zhvillimin e turizmit.

Zhvillimi i turizmit si sektor kyç, është i rëndësshëm dhe ky ndryshim rrënjësor në infrastrukturë në zonat turistike  sipas ambasadores gjermane Schütz, do të sjellë përmirësim të cilësisë së ujit në 160 fshatra.  Projketi ‘Furnizimi me ujë i zonave rurale 4’ ka një vlerë 42 mln euro.