Kombëtarja jep prova para Evropianit, ‘likuidon’ me tre gola Lihtenshtejnin në miqësore

Kombëtarja jep prova para Evropianit, ‘likuidon’ me tre gola Lihtenshtejnin në miqësore

Festa te goli Asanit

Me lehtësi ia ka dalë të fitojë kombëtarja në miqësoren kundër Lihtenshtejnit, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 3-0. Sylvinho zbriti në fushë me një sërë ndryshimesh, duke filluar nga sulmi ku titullarë ishin Broja dhe Hoxha, ndërsa në mesfushë nga minuta e parë ishte Gjasula. Për të parë golin e parë u desh të kalonin 31 minuta, kur Broja i shërbyer me mjeshtëri nga Bajrami nuk fali përballë portierit.

Në pjesën e dytë trajneri i kuqezinjve e nisi me 3 ndryshime, duke aktivizuar Muçin, Mihajn dhe Qazim Laçin në vend të Gjasulës, Ismajlit dhe Arbër Hoxhajt. Pa kaluar shumë, Jasir Asani edhe njëherë shpiku një supergol. Mëngjarashi dyfuishoi shifrat me goditje dënimi.

Në vijim kombëtarja nuk e uli ritmin, teksa në minutën e 67 Muçi realizoi me portën e boshatisur pas një këmbëngulje të gjatë të kuqezinjve.

Në këtë miqësore Sylvinho aktivizoi edhe Kumbullën në vend të Mihajt, Manajn në vend të Brojës dhe Medon Berishën në vend të Jasir Asanit. Në fund ajo që vlen është se përveçse fitores trajneri pati mundësinë të shohë një numër të lartë lojtarësh në aksion, duke shuar disa pikëpyetje para kampionatit evropian.

Për shkak të vonesave si pasojë e grumbullimit me elipet e tyre, por edhe për shkak të zgjedhjeve të trajnerit Gjimshiti, Seferi, Abrashi, Ramadani dhe Seferi e ndoqën këtë miqësore nga tribuna. Më 7 qershor, po në Hungari, do luhet edhe miqësorja e dytë e kuqezinjve para Evropianit teksa përballë do kenë Azerbajxhanin.

Minutë pas minute

90+2’ Ka përfunduar me fitoren 3-0 miqësorja e kombëtares kundër Lihtenshtejnit e luajtur në Hungari.

67' Shqipëria shënon edhe golin e tretë. Pas një rrëmuje në zonë është Ernest Muçi që realizon me portën e boshatisur.

47’ Jasir Asani dyfishon shifrat me goditje dënimi. Mëngjarashi realizoi një supergol. Ndërkohë në nisjen e pjesës së dytë Sylvinho bëri tre zëvendësime duke nxjerrë jashtë Ismajlin, Hoxhën dhe Gjasulën, ndërsa aktivizoi Mihajn, Muçin dhe Laçin.

45+2’ Mbyllet pjesa e parë e miqësores kundër Litenshtejn. Vendos goli i Brojës.

31’ Armando Broja shënon gol. Bajrami kap në befasi kundërshtarët me një top të shpejtë nga goditja e dënimit, duke pasuar te Broja i cil përballë portierit nuk fal. Goli i pestë me kombëtaren për 22-vjeçarin.

1' Ka nisur ndeshja miqësore e kombëtares në Hungari

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore Shqipëri-Litenshtejn, e para nga dy, që kombëtarja do luajë në prag të kampionatit Evropian. Trajneri Sylvinho ka disi ndryshime nga ndeshjet e mëparshme, duke filluar nga sulmi ku Broja do jetë në maj, i mbështetur nga Arbër Hoxha. Këta të dy, sëbashku me Jasir Asanin do përbëjnë repartin ofensiv. 

Në mesfushë Ylber Ramadani është lënë pushim, pasi Sylvinho ka ngarkuar Klaus Gjasulën si ‘digë’ para mbrojtjes. Ky repart përbehet edhe nga Asllani e Nedim Bajrami. Ndryshime ka edhe në mbrojtje.

Kombëtarja në këtë miqësore shihet si super favorite për të fituar, ndërsa Litenshtejn vjen me shumë mungesa, kryesisht dëmtime.

Formacionet zyrtare

SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.
Trajner: Silvinjo

LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
'Jam rikthyer si para dëmtimit', Broja pas fitores: Ishalla Zoti më ndihmon të bëj sa më mirë për Kombëtaren

Sulmuesi i kombëtares shënoi një nga golat kundër Lihtenshtejnit, ndërsa për mediat pas ndeshjes ka pohuar se me Shqipërinë është ndienjë tjetër kur luan në krahasim me klubin.

"Te klubi nuk shkon gjithmonë siç e do ti, por është ndjenjë e trajnerit. Duhet të vazhdojmë, kur vij këtu kam një emocion tjetër. Luaj siç kam qejf unë, kur kënaqesh në fushë bëhet futboll i bukur.

Jam gati gjithmonë, që kur kam qenë djalë i vogël. Trajneri ka zgjedhjen, unë jap maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar Shqipërinë me gola, asiste dhe performancë të mirë. Jam sulmues dhe duhet të bëj punën time, duhet të bëj diferencën në ndeshje. Për këtë gjë jam këtu. Ishalla Zoti më ndihmon të luaj mirë e të bëj sa më shumë për Kombëtaren.

Ana fizike, jam shumë shumë shumë mirë. Kam punuar vetëm jashtë klubit. Jam kthyer siç isha para dëmtimit. Jam shumë mirë fizikisht, ishalla luaj. Duhet të testoj veten për të parë se sa jap në fushë, por trajneri donte të shihte edhe lojtarë të tjerë.

Kam dy vjet jashtë Kombëtares, sa u ktheva të gjithë ishin mirë me mua. Shkojmë shumë mirë. Kam qenë edhe para me këta dhe e njohim njëri-tjetrin. është bukur kur shkojmë mirë bashkë. Rrijmë edhe jashtë futbollit bashkë, trajneri na ka bashkuar si ekip. Ne luajmë edhe për tifozët, kam kënaqësi të madhe kur vij këtu. Më japin konfidencë, më japin një dorë duke më ndihmuar gjithmonë. I falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë besim tek unë.

Kemi lojtarë që luajnë në kampionate të forta. Kjo është e bukura, kur luan kundër më të mirëve. Po punojmë shumë për të luajtur siç duhet. Do të jetë e vështirë, por jemi të përgatitur dhe të kënaqur. Varet nga ndeshja, janë 90 mintua dhe një gjë e vogël bën diferencën. Unë jam gati për të gjitha rastet që do të më vijnë", tha Broja për 'Supersport'.

Ora 20:01
Impenjimet me skuadrat e tyre dhe zgjedhjet e trajnerit, 5 lojtarë të Kombëtare s'luajnë kundër Litenshtejnit

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren e parë të qershorit ndaj Lihtenshtejnit në stadiumin “Haladas Sportkomplex” të Hungarisë në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ketë 22 lojtarë në stol për këtë sfidë, ndërsa pesë prej tyre do të jenë në tribunë dhe do nuk do të aktivizohen.

Bëhet fjalë për futbollistët Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët janë lënë pushim për këtë sfidë si zgjedhje teknike e trajnerit të Kombëtares.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit

New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit