Turizmi vijon të jetë një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, me shifra që flasin qartë për një vit rekord.

Sipas të dhënave të ndara nga ministri i Turizmit,  Blendi Gonxhja, në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë shtetas të huaj, të cilët shpenzuan rreth 5.72 miliardë euro në vendin tonë. Krahasuar me një vit më parë, kjo përkthehet në një rritje prej 15%. Sipas Gonxhjas, të ardhurat nga turizmi përbëjnë 21% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Kulmi i sezonit veror ka sjellë edhe impaktin më të madh ekonomik. Vetëm gjatë tremujorit të tretë, të ardhurat nga turizmi arritën në 2.3 miliardë euro.

Këto shifra, sipas ministrit, përkthehen në më shumë investime, më shumë vende pune dhe një zhvillim më të qëndrueshëm për ekonominë vendase.

Turizmi mbetet kështu një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në vend, me trend që pritet të vijojë rritjen edhe në vitin 2026. 

 

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Mars, 08:12

    Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?