Golat e dy futbollistëve shqiptarë që luajnë me Kombëtaren e Zvicrës siguruan fitoren ndaj Serbisë. Më shumë sesa golat ajo çka bëri bujë të madhe ishte mënyra e festimit me 'shqiponjë' ajo që tërboi serbët dhe gëzoi qindra e mijëra shqiptarë kudo nëpër botë. Një simbol i cili po përhapet gjithnjë e më shuimë në botë pasi dhe futbollistë të tjerë po e bëjnë në ndeshjet kur shënojnë golat e tyre. FIFA mori masa kundrejt lojtarëve pasi u mor si një  provokim për serbët.  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi ka reaguar për masën që u mor ndaj shqiptarëve duke iu drejtuar FIFA-s:

E dashur FIFA ti je më e mirë se kaq! Shenja e Shqiponjës e njëjtë me qepalla ose shenjë OK- është një lloj simboli mes shqiptarësh, që  vjen nga Toka e Shqiponjave! Si për këngëtarët Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta,ashtu edhe për futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, është motiv gëzimi dhe jo konflikti.

Erion Veliaj

(Postimi i Erion Veliajt në Instagram)