TIRANË-Një i ri është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, një thikë dhe lëndë narkotike.
I arrestuari është R. D. 22 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë ndaluar për kontroll mjetin e 22-vjeçarit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza.
Gjithashtu iu sekuestruan makina dhe një celulari. 22-vjeçari akuzohet për "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike".