Situata në veri të Mitrovicës vijon të jetë e tensionuar, tension i cili është shoqëruar me incidente të shumta edhe ditën e sotme. Dhjetëra qytetarë serb kanë penguar mëngjesin e sotëm rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut në Mitrovicë. Sipas KosovaPres një eskavator i kompanisë “Euro Ndërtimi”, i cili ishte duke punuar në rindërtimin e gjashtë shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje është sulmuar nga qytetarët Serb.
Në shenjë revolte shqiptarët kanë bllokuar rrugën Suhodoll – Mitrovicë duke ndaluar kështu qarkullimin e rrugës, pasi sipas tyre policia e Kosovës nuk po merr asnjë masë për arrestimin e personit i cili është nismëtar i këtyre sulmeve të padrejta ndaj tyre. Banorët Shqiptarë kanë vendosur në rrugë mjete të ndryshme me qëllim bllokimin e saj.
Sipas burimeve situate në këtë zonë të Mitrovicës paraqitet e tensionuar dhe pritet të agravojë në vijim pasi numri i qytetarëve të revoltuar të të dy krahëve sa vijon e shtohet .
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com