GREQI- Dy të burgosur shqiptarë ishin nyja kyçe e futjes së drogës dhe celularëve në burgun e Shën Stefanit, të rajonit të Patras. Sipas “Ethnos”, rrjeti që i trafikonte, ku përfshihet një polic privat dhe një oficer burgu, u shpërbë nga Policia Greke, pas një hetimi. Zyrtari i burgut, tashmë i pezulluar dhe që po hetohet nga Prokuroria e Patra është 39 vjeç, ndërsa polici privat është 42 vjeç, ndërsa është rindëshkuar një shqiptar 33 vjeç që tashmë ndodhet në burg. Departamenti i Narkotikëve në Patras, kishte nisur hetim për trafik droge dhe aty policët ranë në gjurmët e oficerit të burgut dhe të policit privat, të cilët sëbashku me dy të burgosurit shqiptarë, që në muajin korrik 2012 kishin krijuar qarkun për importimin dhe trafikimin e drogës dhe telefonave celularë në burgun e Shën Stefanit.
Dy shqiptarët, e merrnin mallin direkt nga polici privat 42-vjeçar që kishte akses në burg dhe prej aty droga dhe celularët shpërndaheshin nga oficeri i brendshëm i burgut, i cili i linte sendet në vendet ku kishin akses shqiptarët, që më pas mbushnin gjithë burgun. Gjatë bisedave telefonike përdornin kode. Deri më tani janë verifikuar të paktën dy raste të importimit të drogës dhe telefonave celularë në burg. Janë sekuestruar 12.3 gramë hashash, disa thika të improvizuara, pranga, disa celularë, etj, teksa vijojnë hetimet.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com