TIRANE- Një shqiptar në 40 vite jetë si duhanpirës cigarja i kushton sa vlera e një shtëpie mbi mesataren. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një raport sipas të cilit një shqiptari i kushton 87 milionë lekë të vjetra pirja e duhanit për 40 vjet. Sipas raportit Shqipëria renditet si një nga popullsitë me shifër të lartë duhanpirësit. Pirja minimale e duhanit i kushton një shqiptari minimalisht 31 mijë lekë. Një person që konsumon tre paketa në ditë, në një vit paguan 2 milionë lekë vetëm për duhanin. Të dhënat tregojnë se për 10 vjet, një duhanpirës që konsumon vetëm gjysmën e paketës harxhon 3 milion e 62 mijë lekë, ndërsa ai që pi rregullisht duhan dhe konsumon rreth 3 paketa në ditë paguan nga xhepi 21 milionë e 96 mijë lekë. Shifrat janë përllogaritur nga Autoriteti Rajonal Shëndetësor i Tiranës, sipas të cilit, një duhanpirës, në 40 vite harxhon 3 milion lekë (ose 30 milion lekë të vjetra) nëse do të konsumonte 1 paketë në ditë, nëse do të konsumonte 2 paketa cigare, shifra do të arrinte në 5.8 milion lekë (ose 58 milionë lekë të vjetra), krahas dëmeve shëndetësore që nga ana e tyre kërkojnë shpenzime të tjera.
(sg/shqiptarja.com)