Që prej muajit janar të vitit 2013 bashkëshortët Muslia kanë hapur dhe drejtojnë një furrë buke në Castelnouvo Bormida. "Unë kam punuar në këtë fshat, në afërsi të lumit Bormida, për një farë kohe duke u marrë me rregullimin e çative të shtëpive për shumë banorë.
Më pas më erdhi ftesa e ish-kryebashkiakut Cunietti për menaxhimin e furrës së bukës në shesh. Kam menduar se do të ishte një mundësi për familjen time të rritet në mënyrë paqësore dhe të rifilloja punën që kam bërë në Torino, në vitin 1999 më entuziazmoi mjaft,”- është shprehur Toma.
Tome dhe Brunilda janë një çift i bukur me dy fëmijë njëri 3 dhe i dyti një vjeç. Ata punojnë çdo ditë në furrën e bukës tashmë i njohin të gjithë klientët madje edhe preferencat e tyre. Për këtë çift shqiptarësh të cilët punojnë në Itali, kanë shkruar mediat italiane duke treguar sesi ata kanë arritur të integrohen me traditat, gjuhën e vendit ku jetojnë aktualisht.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com