Shqiptarët, "bërthama" e Zvicrës edhe në Olimpiadën 2012

Shqiptarët, "bërthama" e Zvicrës edhe në Olimpiadën 2012
Përzgjedhësi i Përfaqësueses olimpike të Zvicrës në futboll, Pierluigi Tami ka publikuar listën e zgjeruar prej 50 futbollistëve për lojërat olimpike "Londra 2012".

Prej 50 lojtarësh që gjetën vend në listën e zgjeruar, në Londër do të udhëtojnë vetëm 18 prej tyre. Plot tetë lojtarë shqiptarë janë pjesë e ekipit të zgjeruar të Zvicrës.

Zvicra është kualifikuar në Olimpiadën e Londrës, pasi vitin e kaluar në Evropianin e shpresave (U-21) fitoi medaljen e argjendtë. Trajneri Tami është edhe përzgjedhës i Përfaqësueses U-21 të Zvicrës.

Mes lojtarëve kosovarë kosovarë të ftuar në përfaqësuesen e Zvicrës, janë Granit Xhaka, dhe Xherdan Shaqiri. Por shanset e kësaj përfaqësuese për të arritur sukses ë madh në turneun olimpik të futbollit në Londër, nuk janë të shumtë pasi ka rivalë si Brazili.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël