Gjatë janarit të këtij viti, nga Greqia janë dëbuar 755 shqiptarë pasi nuk kishin dokumentacion të rregullt.
Në total, shifra e të huajve të dëbuar nga Greqia gjatë Janarit është 1300 persona të kombësive të ndryshme. Nga këta, 755 janë shqiptarë, 336 marokenë, 51 gjeorgjianë, 25 irakenë, 24 bullgarë dhe 19 turq.
Të gjithë të huajt janë riatdhesuar nëpër vendet e tyre përmes programeve vullnetare të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)