Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin
10 herë më pak se Europa Lindore
Sipas indikatorëve të Zhvillimit Njerëzor, publikuar nga Banka Botërore që i përkasin vitit 2014, mësohet se shpenzimet shëndetësore për frymë në Shqipëri arritën në 272 dollarë për frymë. Kjo shifër është 10 herë më e ulët se në rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore ( ECA) ku mesatarja e shpenzimeve shëndetësore për frymë është 2577 dollarë në vit.
Sipas indikatorëve të Zhvillimit Njerëzor, publikuar nga Banka Botërore që i përkasin vitit 2014, mësohet se shpenzimet shëndetësore për frymë në Shqipëri arritën në 272 dollarë për frymë. Kjo shifër është 10 herë më e ulët se në rajonin e Europës dhe Azisë Qëndrore ( ECA) ku mesatarja e shpenzimeve shëndetësore për frymë është 2577 dollarë në vit.
Banka raporton se shpenzimet për shëndetin janë sa gjysma e këtij zëri në Europe dhe Azinë Qëndrore, ku shpenzimet për shëndetin arrijnë në 9.5% e PBB.
Gjithashtu mësohet se vendi ynë ka një numër të ulët shtretërish për 1 mijë banorë në vetëm 2.4 të tilla, ndërsa rajoni i Europës dhe Azisë Qëndrore ka 7.5 shtretër për mijë banorë.
Ndërkohë vendi ynë ka numrin e mjekëve për banorë shumë më të ulët se mesatarja e rajonit. Sipas raportimit të Bankës Botërore, Shqiperia ka 1.1 mjekë për 1000 banorë teksa mesatarja e Europës dhe Azisë Qëndrore është 3.4 mjekë për 1000 banorë.
Ndonëse edhe financimet publike janë shumë më të ulëta se rajoni marrë në studim. Nga 66% që është financimi në rajonin ECA, në Shqipëri është 49.9%.
Popullsia e Shqipërisë e përfshirë tashmë në proçesin e plakjes dhe rënies se lindshmërisë, po përjeton edhe një barrë sëmundjesh në rritje. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kanë renditur Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në rajon për 2015, sipas të dhënave globale “health data”.
Prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70% , teksa gjithnjë e më shumë po preken moshat e reja.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20