TIRANE-Në Kursin e Lartë të Sigurisë edhe Mbrojtjes (KLSM), i cili u zhvillua për 10 javë në Akademinë e Forcave të Armatosura u diplomuan për këtë vit 13 kursantë. Pjesë e tij ishin ushtarakë të lartë dhe civilë nga një sërë vendesh partnere si Anglia, Turqia, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë. Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se kursi ka një rëndësi që shkon përtej thjesht përgatitjes së një numri studentësh nga fusha e mbrojtjes.
"Ky kurs ka për ne një rëndësi që shkon përtej sepse ai është qershia mbi tortë i gjithë përpjekjes sonë për të ngritur një sistem arsimimi ushtarak vërtet modern dhe cilësor siç i takon një ushtrie moderne të një vendi anëtar të NATO-s. Jemi duke punuar shumë për të ngritur strukturat e logjistikën, kemi bërë shumë për të shtuar financimet dhe kemi ende shumë për të bërë për atë që është elementi ndoshta më i vështirë, por edhe më thelbësor pa diskutim, ngritja e kapaciteteve akademike e njerëzore që nevojiten për një sipërmarrje kaq të vështirë", - tha ministrja Xhaçka.
Kursi i Lartë i Sigurisë edhe Mbrojtjes ka si qëllim arsimimin e liderëve civilë dhe ushtarakë nga Shqipëria, vendet e rajonit, vendet anëtare të NATO-s dhe ato partnere për të kuptuar situatat komplekse në ambientin strategjik të sigurisë, dhe të rrisë aftësitë e të menduarit në mënyrë strategjike.
Gjatë ceremonisë së përfundimit të këtij kursi morën pjesë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj, ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasac, komandantë forcash, etj.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.7%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator, 18:29
-
Studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura/ Pedagogu: Kurrikula sipas West Point në SHBA! Kemi njësi ushtarake të sigurisë kibernetike
24 Shtator, 20:22
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias
16 Shtator, 10:36
-
Alban Daci: Dërgimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias!
13 Shtator, 20:41
Eshte nje levizje shume e mire. Eshte e vetmja menyre per te rritur nivelin e punonjesve te sigurise ne vendin tone. Do te zhvillohet perseri ky kurs ? Cfare moshe duhet te kene te interesuarit ?
Përgjigjusi ka mundesi qe ushtaraket shqiptare jane te gjithe mbipeshe?
PërgjigjuSi gjithnje për te tjerët ka bere shqiptari dhe jo për vetem e tij...me 100 flamure!
Përgjigju