Në hartën e shpërndarjes janë pikat në rrethinat veriore të Athinës, nga Nea Makri deri Athinë, ndërkohë që trafikantët përdorin rrugët rajonale të Pentelit dhe Dionisit, që të mos të vërehen. Një nga sheshet e njohura është ai i Kefalariou, ku mund të takohen edhe shitësit edhe blerësit. “Neësbomb” thekson se më tej kokaina shpërndahet në pube, Ndërkaq, rol qendror në trafikimin e kokainës në të ashtuquajturën shoqëri të lartë, kanë njerëzit e shoëbizit, të famshmit dhe shumë modele, që përdorin fillimisht këto qarqe si përdorues dhe “modernizohen” në shkallën e trafikantëve.
Linjat e kokainës, 2 portat
Media greke, të cilës i referohet lajmi, thotë se “Kryesisht, në mënyrë të përgjithshme në tregtinë dhe trafikimit të kokainës janë të përfshira organizata kriminale nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe kohët e fundit nga Shqipëria. Organizata të tjera që janë shumë aktive në Greqi, janë kryesisht nga Afrika Perëndimore dhe Nigeria. Në Evropë arrijnë rreth 250 ton kokainë në vit, nga të cilat në portën e parë, pra 200 ton drogë, mbërrijnë kryesisht përmes anijeve të Gadishullit Iberik, ku këtu ndihmojnë marrëdhëniet e vjetra koloniale të Spanjës dhe Portugalisë me Amerikën Latine.
Prej Spanjës a Portugalisë, kokaina përhapet në pjesën tjetër të Europës. Porta e dytë është Holanda dhe Belgjika, me portet e mëdha të Roterdamit dhe Antëerp, pasi aty transportohen miliona kontenierë në vit. Ndërkaq 50 tonët e mbetura janë të importuara nga Evropa nëpërmjet Afrikës, në veçanti në vendet, ku strukturat janë të dobëta ose nuk ekzistojnë dhe ku pagat nuk i kalojnë 3 dollarë, kështu që nuk është aspak e vështirë të korruptosh zyrtarët. Një në 2 kontenierë dyshohet se fsheh kokainë.
Shqiptarët në lojë
Lëvizjet e mësha të kokainës në Greqis janë kryesisht me shumicë. I njëjti raport thotë se rol të rëndësishëm kanë luajtur qarqet shqiptare, por ka pjesëmarrje greke. Kohët e fundit kanë hyrë në mënyrë dinamike në lojë dhe grupet e tjera të Ballkanit si serbët dhe bullgarët. Policia flet për grupe të organizuara kriminale, me sfond financiar, që mundëson takimet me emigrantët në qendër të Athinës dhe që kanë infrastrukturën e duhur për të organizuar trafikun.
Mënyrat e trafikimit nga statujat te trupi
Përveç fundeve të dyfishta në valixhe, kokaina mund të jetë e fshehur në vendet më pak të mundshme dhe të vështira. Kontenierët me banane janë një prej mënyrave më efikase. Gazeta “Shqiptarja.com” publikoi kapjen e një kontenieri me banane që nisej nga Ekuadori, ku kishte 145 kg kokainë, e nisur për në Shqipëri. Staujat në Machu Picchu, apo suveniret nga Peruja, mund të fshehin drogë, ashtu siç mund të gjendet kokainë në vajin e palmës, siç është shënuar një precedent me një gjirokastrik. Gëlltitja në stomak, “strehon” 500-800 gramë.
Sa blihet e shitet kokaina me shumicë e pakicë
Çmimi me shumicë i kokainës varion nga 40.000 deri 45.000 euro për kilogram, ndërsa një gram për përdoruesit kushton nga 70 deri në 120 euro. Nëse jeni shumë afër burimit të dorës së parë, atëherë çmimi i një grami shkon në rreth 45-50 euro. Në vendin e prodhimit të drogës, vlera e saj ndryshon nga 2500 deri në 3000 euro për kilogram, por transporti ka shumë ngarkesë, sepse droga kalon nga deti dhe trafikantët marrin parasysh të gjitha rreziqet. Megjithatë, tregjet e Amerikës Latine vijojnë të jenë plot me oferta për kokainë.
Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)