Shqiptarët 'braktisin' gomonet'! Media britanike: Emigrantët e paligjshëm kanë gjetur mënyrë tjetër për të mbërritur në Britaninë e Madhe

Shqiptarët 'braktisin' gomonet'! Media britanike: Emigrantët e paligjshëm kanë gjetur mënyrë tjetër për të mbërritur në Britaninë e Madhe

Emigrantët e paligjshëm me gomone në kanalin

Bandat që merren me trafikimin e qenieve njerëzore kanë ndryshuar taktikë për kalimin e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Në këmbim të një pagese prej 7 mijë paundësh, shqiptarët kalojnë në kanalin “La Mansh” me skaf dhe jo me gomone duke rrezikuar edhe jetën.

Sipas medias britanike, The Sun, kjo i bën kalimet nga Franca në Angli shumë më pak të zbulueshme dhe udhëtimi zgjat vetëm 45 minuta krahasuar me orë të tëra në gomone. Në artikullin e medias, britanike, tregohen edhe video të shkurtra të postuara nga shqiprtarët në rrjetin social TikTok ku tregohet sesi një grup emigrantësh të paligjshëm arrin në brigjet britanike në mënyrë ilegale.

Me mënyrën e re të udhëtimit, shqiptarët arrijnë t’u shpëtojnë ndjekjes së autoriteteve britanike.

Në total deri në 45.755 mijë azilkërkues kaluan kanalin “La Mansh” me gomone vitin e kaluar dhe gjysma e tyre ishin nga Shqipëria dhe Afganistani.

Së fundi, kryeministri britanik, Rishi Sunak ashpërsoi retorikën e tij për emigrantët e paligjshëm duke thënë se nuk do të pranohet asnjë azilkërkues që do të kërkojë strehim në Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër takim pritet të zhvillohet mes kryeministrit britanik, Rishi Sunak dhe presidentit francez, Emmanuel Macron për marrjen e masave më të shumta nga Franca me qëllim uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet e Britanisë së Madhe.

Postimi i bërë në TikTok, shqiptarët hidhen nga skafi me të cilin mbërritën në Britaninë e Madhe

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës