Të rrallë janë udhëtarët që lëvizin nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Siç shihet në vëzhgimin e Report Tv, Pika Kufitare e Morinës është e boshatisur. Kjo për shkak se prej një jave qeveria e Kosovës ka sanksionuar kalimin në kufi me tre doza vaksine ose dy doza shoqëruar me test PCR për Covid-19. Taksistët thonë se detyrohen të zbresin pasagjerët në kufi.
"Pasagjerët i kthyen mbrapsht se i kishin dy doza, por jo të tretën. Deri në Prizren kishin mjekim për dhëmbët, unë po vazhdoj rrugën vetëm, por kjo është fukarallëk për popullin".-tha një shofer.
Vetëm 50 automjete kanë dalë nga Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar lëvizjen më të ulët ndër dekada.
Toger Ismet Hodaj, zv/komandat i Vermicës thotë se lëvizjet janë në pikën më të ulët të vitit.
"Për momentin lëvizjet janë në pikën më të ulët të vitit ndoshta me masat edhe koha bën të veten. Qarkullimi është një tendencë në ulje. Qytetarët nuk i kanë plotësuar rregullat dhe janë kthyer, ka pasur pakënaqësi, por me megjithatë pika ka funksionuar".-tha Hodaj.
Masat shtrënguese të qeverisë Kurti do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Dhe aq shume jane , asnje mos te kaloje dhe ta shikoje ai idioti qe vendos keto ligje
Përgjigju