TIRANE- Qeveria greke ka dërguar nëpër pikat e doganave listat me emrat e emigrantëve shqiptarë të cilët nuk kanë paguar detyrimet fiskale në Greqi.

Në bazë të një urdhërese që ka dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Luftës kundër Krimit ekonomik me zyrën e tatimeve në Greqi që të gjithë ata shtetas të huaj që janë larguar nga Greqia pa paguar detyrimet e tyre fiskale nuk do të lejohen të hyjnë më në Greqi ose do të arrestohen deri në momentin kur të paguajnë detyrimet plus dhe kamatvonesat.

Një urdhër i tillë prek të gjithë shqiptarët që janë kthyer në Shqipëri pa paguar detyrimet e taksave, të energjisë dhe ujit, apo telefonisë celulare, apo dhe kredi të vogla për blerjen e një makine apo paisjeve të tjera elektroshtëpiake.

(sg/shqiptarja.com)