Shqiptarët e Preshevës takim me
OSBE, të premten protesta
Sot komisioneri i lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek do të takojë në Bujanoc përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare të Luginës së Preshevës, ku do të bisedohet zgjidhja e problemit të lapidarit të UÇPMB-së.
PRESHEVE - Ditën e sotme komisioneri i lartë për pakica kombëtare pranë
OSBE-së, Knut Volebek do të takojë në Bujanoc përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare të Luginës së Preshevës, ku do të bisedohet zgjidhja e problemit të lapidarit të UÇPMB-së.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se nuk e di nëse në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.
Për shkak të kësaj vizite, përfaqësuesit e subjekteve politike në Bujanoc kanë njoftuar ndryshimin e ditës së mbajtjes së protestës që ishte paralajmëruar se do të mbahej sot në Bujanoc.
Arsyeja e protestës që do të zhvillohet të premten në Bujanoc nga komuniteti shqiptar është për vendosjen e një lapidari serb në fshatin Lluçan, i banuar tërërisht nga shqiptarë. Ata kërkojnë heqjen e lapidarit serb në këtë fshat, si dhe vendosjen e përmendores së Preshevës aty ka ka qenë deri para 10 ditësh.
Përmendorja e serbëve u vendos në fund të dhjetorit, në praninë e shtuar të xhandarmërisë serbe. Shqiptarët e zonës shprehen se këta policë kriminelë serbë janë vrarë nga Ushtria Çlirimtare, sepse kishin ardhur që të të bëjnë krime në popullatën e pafajshme shqiptare, të pushtonin e të grabisnin shqiptarët. Lapidari i viktimave serbe është cilësuar nga shqiptarët e Bujanocit si një provokim i radhës për shqiptarët që janë duke jetuar atje, sepse me këtë ata dëshirojnë të bëjnë presion e të frikësojnë popullin shqiptar që të shpërngulet sa më parë nga trojet e veta.
"Kërkojmë, që ky lapidar me kryqin orthodoks, me fotot e policëve vrasës e me hartën e Serbisë së Madhe të vendoset diku në Pashallakun e Beogradit, sepse kjo tokë, dhe gjaku i derdhur i bijve e bijave më të mira të popullit shqiptar, nuk do të mund ta durojë gjatë", kanë paralajmëruar shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Mëngjesin e 20 janarit, xhandarmëria serbe largoi nga Presheva lapidarin e UÇPMB-së, çfarë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare atje, por edhe të atyre të Prishtinës, Tiranës dhe ndërkombëtarëve.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56