Shqiptarët e presin me padurim/ SHBA tregon si do të funksionojë SPAK: Askush nuk do të jetë i paprekshëm

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK. Pak ditë më parë Ambasada Amerikane shpjegoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se pse është i rëndësishëm Vettingu  dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit  të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e SPAK.

SHBA ka njoftuar se tashmë 'të paprekshmit' nuk do të jenë më në gjendje të koruptojnë gjyqtarët dhe prokurorët, pasi këta të fundit nuk do të emërohen nga politika apo nga njerëz që kanë interesa vetiake. SPAK do t’i ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.

Shpjegimi i Ambasadës së si do të funksionojë SPAK:

*SPAK- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i organizuar, është një institucion i ri i Kushtetuesese, detyra e të cilit është të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë.

*SPAK përbëhet nga dy pjesë. Prokuroria e Posaçme e cila përbëhet nga Prokurorë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e cila përbehet nga Hetues.
Por pse nevojitet SPAK?

*Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të artë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të 'Paprekshëm' sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Me anë të parave, lidhjeve, përkatësisë politike dhe kanosjeve këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bënte të pamundur ndjekjen penale të korrupsionit. Çmimin e paguante i gjithë vendi.

*Por si e korrigjon këtë SPAK?

SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë të 'paprekshmit' e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.
Anëtarët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, jo nga politikanët apo zyrtarët e Korruptuar. Po ashtu të gjithë anëtarët e SPAK do të duhet të Kalojnë Rivlerësimin (VETTING).

Prokurorët e Posaçëm do t'i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe të telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur edhe në vende të tjera si Kroacia apo Rumania.

Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për  t'iu Kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë. Duke qenë se është në kushtetutë, kjo do të thotë edhe që të paprekshmit nuk mund ta ndryshojnë atë. Me pak fjalë do t'i kundërvihet nivelit më të larta të korrupsionit. Me SPAK Askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm . I gjithë vendi do të përfitojë nga Kjo.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi PPPD Becheti 140: 20/08/2019 14:15

    A e madhe arra b e vogel biba c e madhe cica... serjozisht kane te drejte qe na trajtojne si zulu po realisht qe fluturon gomari nuk mund te na stregojne perralla... ndonje SPAK per ekonomine e dhjere ka se sme rruhet fare kush hy e del nga burgu se kilja fasules nuk paguhet me llogje politike... meqe titulli eshte te gjithe shqiptaret i tille jam dhe une dhe spres asgje nga spaku... nuk justifikon 6 vite pushtet dekadent nje SPAK qe do funksionoje me te njejtat ligje qe sot jane ne fuqi me te njejtet njerez qe sot nuk bejne asgje me keto ligje...

    Përgjigju
  • SPAK per Shqiperine: 20/08/2019 14:09

    ilir meta duhet te jete i pari te filtrohet nga spak u , dhe pastaj miku i tij dhe favoriti sali rame berisha e pastaj tgjihte hajdutet qeveritare qe vodhe per dekada be radhe kete vend si socialiste ashtu dhe te djathte

    Përgjigju
  • Bledi: 20/08/2019 13:38

    Nuk egziston gje ne kte bot qe shqiptari mos ta korruptoj..kot e keni me kten spakun qe vec do jet ne dem te popullit se ata duhen te paguhen per hetime dhe shpenzime te tyre..

    Përgjigju
  • Petritis Vasiliqis HAJDUTIS: 20/08/2019 11:32

    Tik Tak Tik Tak , Shumé Shpejt Po Vjen SPAK !! Gjej Vend dhe Vrimé té Futesh Petrit Vasili , Ardjan Fullani , Vangjel Tavo , Tritan Shehu etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj! DORËZONI GJËNÉ e VJEDHUR , sepse ndyshe SPAK dhe BKH , do t'ju Hedhi ÇELSAT né DET !!! Do Shkoni në GOP të SËMËS qé té gjithé !!!! Nga 40-50 VJET BURG do shkoni dhe GJÉJA e VJEDHUR , do ju SEKUHESTROHET me DHUNÉ , si ÇEÇUA!!! E ka thënë i madhi AVOKAT NGJELA , qé do ikni pér LESH BUBI , gjithé ju KRYEHAJDUTÉT dhe KRIMINELÉT me KOLLARE té Politikés 29 Vjeçare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë