TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri me anë të një video të publikuar në rrjet ka shpjeguar se si do të ngrihet dhe se si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese. Në një video të publikuar më parë Ambasada shpjegonte se pse është i rëndësishëm Vettingu  dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit shqiptar të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje me anë të gjyqtarëve të kualifikuar që nëse nevojitet të vendosë edhe kundër presidenti apo kryeministrisë e institucioneve të tjera qeveritare. Më pas Ambasada Amerikane shpjegon edhe ndryshimin që do të ketë Gjykata Kushtetuese kundrejt sistemit të vjetër. 

Ambasada shpjegon se edhe nëse Meta përpiqet, nuk mund ta bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pasi gjyqtarët do të zgjidhen me rotacion. Edhe nëse Meta nuk do të zgjedh, nga lista do të dali automatikisht emri i parë në renditje. Kujtojmë se presidenti Meta ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi. Ai më parë ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndërkombëtarëve për zbatimin e reformës në drejtësi, që sipas kreut të shtetit është kthyer në 'Ramaformë'. Po ashtu presidenti Ilir Meta dhe opozita kanë hedhur akuza edhe ndaj misionit ndërkombëtar EURALIUS.

"Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vettingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit," shkruan Ambasada Amerikane.

Mesazhi në Video:

"Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos së çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo vendos nëse një ligj përputhet me Kushtetutën apo nëse e shkel atë. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare. Po ashtu garanton që autoritetet të respektojnë të drejtat Kushtetuese.

Por cili ishte problemi me këtë gjykatë në sistemin e vjetër?

Në të kaluarën Kuvendi dhe Presidenti duhet të binin dakord, për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo shpesh nuk binte dakord dhe shkaktonte një pritje të gjatë ndërsa kur binin dakord gjyqtari ishte si pasojë e një kompromisi mes politikanëve por nuk ishin të përqëndruar tek kualifikimi i personit.
Detyra e një gjyqtari kërkon persona të kualifikuar, jo kompromise politike. Gjykata Kushtetuese ka 9 vende, pasi gjyqtarët iu nënshtruan vlerësimit, vetëm 1 prej tyre kaloi. Pas reformës në drejtësisë, Kushtetuta përcakton standardet për të qenë gjyqtar i kësaj Gjykate. Këto standarde vihen në zbatim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është grup Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me provojë të cilët kontrollojnë kualifikimet e Kandidatit. Ky Këshill rendit tri kandidatë kryesorë për çdo vend në Gjykatë bazuar në kualifikimet e tyre. Me sistemin e ri nuk duhet ujdi nga Presidenti dhe Kuvendi. Tani kjo kalon me rotacion mes Kuvendit Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Por këta mund të zgjedhin vetëm nga lista me tre gjyqtarë. politikanët nuk mund të emërojnë kë të duan ata. Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi. Ky sistem i ri siguron që gjyqtarët e zgjedhur të jenë të kualifikuar ndihmon për të parandaluar boshllëqet për kohë të gjatë si dhe nuk lejon një person që të ketë më tepër pushtet në procesin e përzgjedhjes.

Së shpejti KED do të dërgojë listën presidenti që ka radhën i pari. DHe kështu mund të fillojë të ndërtojë Gjykatën Kushtetuese.
" thuhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës Amerikane.