'Shqiptarët i kam në zemër, por bëj tifo për Italinë', Edy Reja: Kujdes nga Bajrami, Sylvinho e gjeti tryezën e shtruar nga unë

'Shqiptarët i kam në zemër, por bëj tifo për Italinë', Edy Reja: Kujdes nga Bajrami, Sylvinho e gjeti tryezën e shtruar nga unë

Edy Reja kur u zgjodh trajner i Kombëtares

Nga prilli i 2019 deri më 31 dhjetor 2022 ishte trajneri i Kombëtares kuqezi dhe Edy Reja i ka shqiptarët në zemër, paçka se për Gazzetta dello Sport thotë se në përballjen e Euro 2024 do bëjë tifo për Italinë.

Në Euro 2024, pikërisht për Grupin B Shqipëria dhe Italia luajnë të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00. Reja ka analizuar ndeshjen, duke treguar edhe pikat e forta të Shqipërisë, duke u ndalur edhe te Sylvinho. "Le të themi se unë gjeta hirin dhe ai (Sylvinho) gjeti tryezën e shtruar", thotë Reja.

Sylvinho? Është i zoti, ka bërë një punë të madhe duke arritur objektivin, u kualifikua me meritë si të parët në një grup me Republikën Çeke dhe Poloninë. Gjeti dhe një bazë të mirë, ishin të gjithë lojtarët e mi, përjashto këtu Arbër Hoxhën. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj.  Bajramin e binda të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijesë e imja. Sylvinho shtoi kreativitetin dhe teknikën, fola shumë me të kur mbërriti. Pastaj filloi punën e tij. Le të themi se unë gjeta hirin dhe ai gjeti tryezën e shtruar.

A bëj tifo për Shqipërinë? Unë jam italian, i kam “azzurrët” në zemër, por kam afeksion dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente nëse do të bënin një figurë të mirë, por do të bëj tifo për Italinë, e njoh edhe Spallettin.

Çfarë duhet të presim nga kjo sfidë? Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar, është rritur shumë në raport me 2016, është një skuadër e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i nxjerrësh jashtë.

Spalletti duhet të shikojë Bajramin mes linjave, nuk e di nëse do ta mbulojë Cristante apo Jorginho. Shqipëria mbrohet me tetë lojtarë, nuk të lënë shumë hapësira.

Lojtarët e krahut, Asani, Hoxha ose Seferi përpara Brojës, janë të gjithë të shpejtë. Të tjerët si Hysaj dhe Ismajli luajnë në Serie A. Ata e njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të të luajturit.

Me Spanjën dhe Kroacinë ky është një grup i komplikuar për Italinë, por edhe Shqipëria ka shanse, kjo do të jetë një sfidë decizive.

Në Dortmund do të jenë 15-20 mijë tifozë shqiptarë, do të vijnë nga e gjithë Evropa, do të ketë një entuziazëm të paparë.

Rreziku kryesor për Italinë? Kundërsulmi. Nëse do t’i lejojmë hapësira do të na bëjnë keq. Broja duket se ka ardhur me mendjen e duhur”, u shpreh Edy Reja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë