Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët janë më të pasur se vjet, por kanë edhe më shumë borxhe për të paguar.

Kjo nëse përllogarisim shifrat e nxjerra nga CENS-i i 2023-shit, me 420 mijë banorë më pak se në 2011 me Prodhimin Kombëtar të Shqipërisë dhe borxhin publik aktual.

“Aq sa janë rritur të ardhurat po aq janë rritur edhe ato që duhet të paguajnë taksapaguesit në vit, dhe nëse llogarisim edhe kontratat koncesionare, rritet  barra”, shprehet eksperti Eduart Gjokutaj.

Deri vitin e kaluar të ardhurat për frymë të shqiptarëve përllogariteshin në afro 800 mijë lekë pasi si referencë ishte marrë një numër më i lartë popullsie, por me pakësimin e banorëve kjo vlerë rritet automatikisht. Nëse e përpjesëtojmë GDP-në e vendit prej 2 trilionë e 434 miliardë lekë me 2.4 milionë banor, rezulton se të ardhurat për frymë përllogariten në 1.1 milionë lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me borxhin, por eksperti Eduart Gjokutaj shpjegon se kostoja e borxhit është më e vështirë për t’u matur për shkak të ekspozimit ndaj kursit të këmbimit dhe të interesave që janë rritur në vitet e fundit.

“Kostoja e borxhit që rritet çdo vit, pasi edhe pse në dukje kemi një borxh më të ulët, po paguhet më shumë për shkak se është ekspozuar ndaj rritjes së interesave. Shqipëria nuk e ka të gjithë borxhin në monedhën vendase duke e ekspozuar karshi interesave në vend ndërkombëtare ku e ka marrë, sepse është bërë më i shtrenjtë”, thotë eksperti.

Nëse deri në vitin 2023 borxhi për frymë përllogaritej në 491 mijë lekë, sot me një borxh prej 1 trilionë e 356 miliardë lekë, rezulton që çdo qytetarë pavarësisht moshës e gjinisë ka 615 mijë lekë mbi supe.

Të ardhurat për frymë  
GDP                          2,434,311 mln lekë
Numri i Popullsisë       2,204,113 banorë 
GDP/BANOR                 1,104,440 lekë
Borxhi për frymë  
Borxhi Publik           1,356,489 mln lekë
Numri i Popullsisë       2,204,113 banorë
Borxhi/Banor                  615,435 lekë
 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me Me: 03/08/2024 07:25

    Ai hengri 3 pula une 1 mesatarja 2 pula per njeri.. Ke me shume se gjysmen qe nuk e arrijne 800 mij lekshin.. Dhe shumicen e ke me 1 kredi, se ka dhe me dy! Nga e gjetet pasurine m vlla.. Sikur jetojne ne univers paralel, meren me statistika jo me fakte..

    Përgjigju
  • Realiteti: 02/08/2024 23:25

    Ne fakt atje jane 1.7 mil banore pra del diku 1300$ apo 16,000$ vit

    Përgjigju
  • Dakord: 02/08/2024 19:57

    Ah jo. Ke bërë invers një shifër e për pasojë edhe rezultati i pjestimit për gdp për frymë është gabim. Cens nxori 2.402.113 dhe jo 2.204.113 banorë. Sdq mua më pëlqejnë shumë artikujt e kësaj zonjës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini