Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aletatët e tyre të PD-së, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit të tyre që ndodhet në paraburgim prej 21 Tetorit. 

Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuar festën e fundvitit, teksa shpërndan pamje-video në rrjetet sociale.

Në një prej momenteve, ata i këndojnë Metës dhe figurës së tij, duke kërcyer në grup, ashtu edhe si deputetët e PD bënë me “Vallen e Rrugovës”. 

Meta ndodhet i paraburgosur si i dyshuar se ka kryer veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.

Në pamjet e publikuara nga zv.kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës. Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur. Në video shfaqet edhe Tedi Blushi duke kërcyer.

Kurse në një tjetër video të Elised Braimllarit, anëtarët e PL shfaqen me maksimumin e adrenalinës, duke i kënduar këngë kryetarit.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura. Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Zv/kryetarja Erisa Xhixho dhe sekretari i PL, Tedi Blushi, duke kërcyer në festën e fundvitit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 30/12/2024 13:46

    SHUME MIRE BEJNE QE FESTOJNE,,,,ILIR META HALEJA I KOMBIT ESHTE NE BURG...TE GJITHE JEMI TE LUMTUR....

    Përgjigju
  • Hama Timua: 30/12/2024 08:41

    Shiko se çfar vemjesh mban kjo kore toke, obobobo o zot e pa besushme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

‘Travel Pug’: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit

‘Travel Pug’: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit