Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe mesazhet, hyjnë në 'dietë' edhe me internetin

Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe mesazhet, hyjnë në 'dietë' edhe me internetin

Të dhënat e tremujorit të katërt të vitit të shkuar, të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tregojnë se shqiptarët kanë folur më pak në celular dhe kanë dërguar më pak mesazhe se në vitin 2017. Në rënie ishte edhe trendi i përdorimit të internetit nëse krahasimin e bëjmë nga tremujori i fundit të vitit me atë korrik-shtator.

Ashtu siç pritej, rënie të dukshme ka pasur në numrin e pajtimtarëve sipas kartave SIM si dhe përdoruesve aktivë, një efekt që vjen si rezultat i mbylljes së operatorit të katërt Plus.

Referuar të dhënave të AKEP, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T4 2018 ishte rreth 4,143,603, që përbën një ulje me 10.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një ulje me 25.5% në krahasim me T4 2017. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2018 arriti në rreth 2.7 milionë, që përbën një rënie me rreth 5% me T3 2018 dhe rënie me 25.1% në krahasim me T4 2017.

“Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në internet nga rrjetet celulare në T4 2018 ishte rreth 1.8 milionë, që përbën një rënie me 8.9% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 10.9% në krahasim me tremujorin e katërt 2017.

Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2018 ishte rreth 1.5 miliardë minuta, me një rënie prej 5.9% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 7.3% me të T4 2017. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 5.9% në krahasim me T3 2018 dhe u ul me 13.8% në krahasim me një vit më parë në T4 2017;

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 5.6% në krahasim me T3 2018 dhe pësoi një rënie me 1.1% në krahasim me T4 2017. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T4 2018 ishte rreth 284 milionë, që përbën një rënie me 5.4% krahasuar me T3 2018 dhe një rënie me 14.9% me T4 2017” raportoi AKEP.

Lidhur me internetin, luhatja është më e vogël. AKEP vlerëson se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T4 2018 ishte rreth 14.6 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.7 GB internet në muaj në T4 2018, që përbën një rënie me 2% në krahasim me T3 2018 dhe një rritje 17.9% krahasuar me T4 2017.

“Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T4 2018 ishte: 188 minuta dalëse, 36 SMS dhe 2.7 GB internet. Krahasuar me T3 2018, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 0.8%, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rënie respektivisht me 0.4% dhe me 2%” raporton AKEP. /Monitor

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 05/04/2019 11:15

    Renia apo pakesimi si e quani ju nuk ka lidhej me telefonin e 4 por ka te bej sepse shumica e shqiptareve mos te them 95% e tyre perdorin sistemin WIFI ne SHPI , LOKAL shum pak e perdor njeri duke ecur rrugve ;)...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët