TIRANE- Edhe këtë vit do të vijojë realizimi i projektit 'Ishujt 2024; me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.

Ministria e Jashtme informon se në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:

Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024

Rodos, Rodos, më 25, 26, dhe 27 prill 2024

Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
 Emër/Mbiemër i aplikantit
Numrin personal (NID)
Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT...)
Adresen e vendbanimit - Ishulli

Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024
Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.

Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.

Detajet lidhur me vendndodhjen në Kretë dhe Rodos do komunikohen në ditët në vijim.