Shqiptarët 'si italianë' në Seria A, zbulohet vendimi! Lejohet vetëm 1 futbollist për klub, kush përfiton

Shqiptarët 'si italianë' në Seria A, zbulohet vendimi! Lejohet vetëm 1 futbollist për klub, kush përfiton

Futbollistët Gjimshiti dhe Ramadani të cilët luajnë në Seria A

Pak ditë më parë federata italiane e futbollit mori një vendim historik, duke njohur si lojtarë vendas edhe ata shqiptarë, të cilët më herët zinin vendet ekstrakomunitarëve, duke qenë se vendi ynë nuk është në BE. Ky vendim sëfundmi është zbardhur edhe në website-n e federatës italiane të futbollit ku bëhet me dije fillimisht se ky vendim vlen vetëm për futbollistët të cilët luajnë në Seria A. Jo në nivele më të ulëta apo edhe në akademitë e futbollit.

Për më tepër qartësohet se vetëm një futbollist për ekip mund të konsiderohet si vendas. Pra nëse janë dy lojtarë me pasaportë shqiptare, si në rastin e Lecce-s ku luajnë Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, vetëm një prej tyre mund të konsiderohet si lojtar vendas dhe të mos zërë vendin e ekstrakomunitarit.

Nga ky vendim, që hyn në fuqi duke nisur nga sezoni i ardhshëm, përfitojnë futbollistë si Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda. Sa i takon Kristjan Asllanit, Kumbullës, Serxho Kalajt dhe Stiven Shpendi janë lojtarë të cilët e zotërojnë pasaportën italiane, ndërsa Etrit Berisha ka atë suedeze. Gjitashtu ky vendim nuk prek Nedim Bajramin dhe Berat Gjimshitin, të cilët përveç pasaportës shqiptare kanë edhe atë zvicerane.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë