Shqiptarët thyejnë rekordin e blerjeve me para cash! BSH: Deri në qershor qarkulluan jashtë bankave 3.1 miliardë euro

Paraja cash në Shqipëri ka shënuar nivelin më të lartë historik të saj. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në fund të Qershorit jashtë bankave qarkulluan mbi 3.1 miliardë euro, me një rritje 137,4 milionë euro në raport me periudhën deri në qershorin e vitit 2021. Ky trend rritës i parasë cash lidhet direkt me informalitetin e lartë në ekonomi që  favorizon evazionin fiskal. Mbajtja e parave jashtë bankave është edhe një zgjidhje nga biznesi për të mos paguar taksa, apo për të mos deklaruar burimin kur ato janë fituar në rrugë jo të ligjshme. 

Pikërisht kjo situatë pritet të ndryshojë përmes amnistisë fiskale dhe penale, që pritet t’ që ju japë mundësinë qytetarëve e bizneseve të fusin paratë në banka, pa deklaruar burimin e krijimit të tyre deri në 2 milionë euro. Duke e konseideruar shqetësuese për ekonominë këtë nivel të qarkullimit të parasë cash, institucionet financiar kërkuan më herët nga shteti që të vendosen kufizime për pagesat me lekë në dorë apo transaksione të ndryshme, për të stimuluar përdorimin e kartave dhe fuqizimin e pagesave elektronike. 

Që pas luftës në Ukrainë, kur u rritën në mënyrë të menjëhershme cmimet dhe qytetarët u detyruan të blinin në sasi të mëdha nga frika e mungesës së produkteve, qershori sipas bankës së Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë të depozitave. Kursimet në banka arritën në 10.6 miliardë euro, me një rritje 796 milionë euro me periudhën deri në fund të qershorit 2021. 

PARAJA JASHTË BANKAVE 
Qershor 2022           3,178,147,268
Qershor 2021           3,040,743,459
Diferenca                  +137,403,809

ECURIA E DEPOZITAVE 
Qershor 2022          10,618,022,579 euro
Qershor 2021            9,821,764,038 euro
Diferenca                   +796,258,541 euro

ECURIA E DEPOZITAVE 
Qershor 2022          10,618,022,579 euro
Dhjetor 2021           10,416,503,845 euro
Diferenca                    +201,518,734 euro

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FMN: 29/07/2022 10:03

    Bankat ne Shqiperi jane hajdute, mos shohin lek ne llogari se me vrap komisione nga me te ndryshmet (edhe per te terhequr leke nga llogaria). Ne keto kushte, kush eshte ai budalla qe perdor karta? Kesaj i thone bela me lekun tend.

    Përgjigju
  • Une: 29/07/2022 06:47

    Po te llogarisesh parane jashte bankave si perqindje te totalit te parase ne qarkullim (bazuar mbi tabelen qe jepni ne fund te artikullit) i bie qe paraja jashte bankave ka rene nga 23.6% ne qeshor 2021 ne 23% ne qeshor 2022. Pra, nuk shoh ndonje trend ne rritje te parase jashte bankave. Thjeshte po qendron ne vend. Qe te ulen ndjeshem transaksionet e ligjshme ne cash duhet qe te kete konkurence mes bankave. Po te kishte konkurence te vertete dhe nxitje te forte nga Banka e Shqiperise e qeveria, cdo shqiptar do kishte akses ne nje llogari online ku pagesat brenda vendit do t’i kryente pa komision.

    Përgjigju
  • Turizem: 28/07/2022 20:16

    Shiko turistet e huaj në Sarande të gjithë me cash paguajne ! Pra 3.1 mill $ bashke

    Përgjigju
    • Bankat jane skndaloze: 28/07/2022 23:33

      Rritini dhe pak komisionet e bankave se do paguajme me karta. Bankat albaneze te marrin nga 500 leke e me shume per te terheq leket e tua, kush paguan me karta me kto kushte. FO MF. Te gjithe kesh, asnjeri me karta qe te na vjedhin keta .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë