Data 22 nëntor shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.
Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.
Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alfabeti(zmi) duhet kujtuar çdo ditë!
22 Nëntor, 16:49
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor, 14:52
-
Dita e Alfabetit, prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe! Vepra përmban 103 000 fjalë dhe 10 000 njësi frazeologjike! Fjalori me 120 mijë njësi, gati 3-fish më i madh se ai i 1980-s
22 Nëntor, 13:31
-
Rreziku i analfabetizmit, Shqipëria e pesta me normën më të ulët të regjistrimit në shkollë fillore
22 Nëntor, 09:31
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Dita e Alfabetit, Kuvendi i Shqipërisë i dhuron Muzeut fotot e ditëve të Kongresit të Manastirit! Spiropali reciton 'Gjuha shqype' të Gjergj Fishtës
21 Nëntor, 19:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Qeveria merr vendimin: 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe festë zyrtare! Një tjetër ditë në kalendarin e pushimeve
11 Janar, 12:09
-
SPECIALE/ ‘Facebook’ a ‘fejsbuk’? Incenerator a shkrumbatore? Gjuha Shqipe, 'porositë' e Xhevat Lloshit për Qeverinë: Të ngrihet Komisioni Shtetëror i Terminologjisë
5 Dhjetor 2022, 16:25
-
Akademia e Shkencave promovon 2 fjalorë të gjuhës shqipe⁄ Jani Thomai: Shumë shpejt botojmë Fjalorin Mbarëkombëtar
20 Prill 2021, 16:25
-
Akademia e Shkencave boton veprën madhore të Aleksandër Xhuvanit 'Fjalor i gjuhës shqipe'
10 Mars 2021, 08:20