Shqiptarët votuan! E majta:
Proces i qetë, PD 'shpall' fitore

Shqiptarët votuan! E majta:<br />Proces i qetë, PD 'shpall' fitore
TIRANË - Ndërsa qytetarët shqiptarë shprehën vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të 61 bashkive në vend, politikanët kanë dhënë komentet e para për procesin zgjedhor.
 
Kryeministri Rama i është drejtuar me falënderime qytetarëve që morën pjesë në votim, e me përulësi atyre që votuan për kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se ky është procesi më i mirë dhe më i ndershëm zgjedhor që Shqiëpria ka zhvilluar deri më sot në historinë e zgjedhjeve vendore.  “Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern”, -shkruan Rama. Nga ana tjeter lideri i opozites Lulzim Basha foli per incidente gjate procesit zgjedhor, te nxitura sipas tij nga mazhoranca. Megjithate ai foli per nje fitore te se djathtes ne te gjithe vendin, dhe ju drejtua me apl numeruesve per te bere detyren ne respekt te ligjit duke i garantuar se kane mbeshtetjen jo vetem te opozites por edhe te nderkombetareve. 
 
Edhe kandidati për kryebashkiak të kryeqytetit Veliaj ka shprehur mirënjohje për qytetarët që votuan për emrin e tij në fletën e votimit.  
 
Ndërkohë kandidati i koalicionit të djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova në një deklaratë nga selia foli për një rezultat në favor të tij në kryeqytet, kjo duke iu referuar të dhënave që vijnë nga përfaqësuesit e opozitës në terren. “Fitorja jonë e përbashkët, e qytetarëve të Tiranës  gjendet në kutitë e votimit. I kërkoj numëruesve tanë në Tiranë, burrave e grave, vajzave e djemve, të qëndrojnë, të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet”, - tha Kosova. Në të njëjtën linjë., edhe kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit Grida Duma foli për fitore të demokratëve në qytetin bregdetar.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka komentuar procesin zgjdhor në vend, duke u ndalur tek falenderimet për forcat e Policisë së Shtetit që garantuan zhvillimin normal të këtij procesi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri tha: “Kur fiton procesi, fitues nuk është vetëm fituesi, por fitojnë të gjithë. Ky është suksesi i vërtetë sot”.

Ora 11:30 Dade për A1 Report: Zgjedhjet në përmbushje të standardeve dhe reformës së re territoriale
Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade tha se rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve janë vë vazhdën e zgjedhjeve të 2013-ës ku Koalicioni i majtë fitoi bindshëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për studion e lajmeve të A1 Report, Dada tha se dy vlerat e spikatura të këtyre zgjedhjeve janë përmbushja e standardeve dhe finalizimi me sukses i reformës së ndarjes së re territoriale.

"Rezultati i deritanishëm i këtyre zgjedhjeve është në vazhën e zgjedhjeve të 2013 ku Aleanca e koalicionit të majtë ka shënuar një fitore shumë domethënëse dhe këto rezultate të deritanishme të këtyre zgjedhjeve  janë në vazhdën e atyre. Bashkia e Maliqit është fituese, padyshim edhe ajo e Korçë, ndërkohë vazhdon numërimi në Pogradec ku shpresoj se kandidati i ASHE-së  do të jetë fitues.
2 janë  vlerat e spikatura të këtyre zgjedhjev.  E para, këto janë zgjedhje në përmbushje  të standardeve dhe së dyti , për të përmbushur reformën e re territoriale që u ndërmor
”, -tha Dade. 

Ora 23:05 Basha: Sytë nga numërimi, incidentet nuk ndikojnë në fitoren tonë
Pas mbylljes së procesit të votimit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është prononcuar për mediat. Basha u shpreh fitorja e të djathtëve nuk do të ndikohet nga  incidentet e ndodhura gjatë procesit të votimit, të nxitura sipas tij nga mazhoranca. Basha theksoi gjithashtu se tashmë e gjithë vëmendja është tek numërimi i votave. Ai u bëri thirrje numëruesve të jenë korrekt dhe të drejtë në punën e tyre, ndersa theksoi se që kanë të gjithë mbështjetjen nga ndërkombëtarët dhe opozita.

“Shqiptarët morën pjesë në këtë proces politik kaq të rëndësishëm për demokracinë. Falënderoj anëtarë dhe simpatizantët e APPD që ndihmuan në nxjerrjen masive të votuesve tanë për të votuar. Është një proces ku ndihma e tyre dhe e komisionerëve ka bërë të mundur parandalimin e shumë parregullsive zgjedhore. Megjithatë gjatë ditës parregullsitë dhe dhunimi i standardeve kanë vazhduar, sikundër kanë nisur në në fillim me hartën e deformuar elektorale që dyshja Rama-Meta u servirën shqiptarëve dhe që përfundoi me një seri incidentesh të shkallëve dhe natyrave të ndryshme gjatë votimeve. Pavarësisht prej këtyre PD dhe unë personalisht marrim raporte të shumta të lajmeve të shkëlqyera për rezultatet tona nga jugu në veri, nga juglindja në perëndim, në verilindje e në juglindje të vendit. Dhe sigurisht në Tiranë. Tani rëndësi të madhe ka procesi i numërimit të votave. Unë dua t’i bëj thirrje kësaj qeverie që të mos përsëris dhunimet incidentet e parregullsitë vërejtura gjatë ditës në procesin kyç të numërimit të votave si dhe të finalizimit të transportimit të kutive. I bëj thirrje numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës inkurajoj të bëjnë detyrën. Në krah të tyre është e gjithë fuqia e opozitës por edhe e institucioneve ndërkombëtare, OSBE/ODIHR, SHBA, BE. Kujtoj numëruesit për rëndësinë e madhe që ka zbatimi i ligjit për të lexuar me transparencë verdiktin e sovranit tashmë në kutitë e votimit”, u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.




Ora 21:00 Veliaj: Mirënjohje qytetarëve që votuan për Drejtimin e Duhur  
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar atë për kryebashkiak. Veliaj gjithashtu ka shprehur mirënjohje dhe për numëruesit e votave.

“Dua t'u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në Drejtimin e Duhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë", - shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook.
 
Ora 20:20 Duma: Të dhënat e para flasin për fitore të PD-së
Kandidatja e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë Durrës, Grida Duma në deklaratën e bërë për mediet në mbyllje të procesit të votimit ka folur për fitore të PD-së në Durrës.

Të dhënat e para flasin për një fitore të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike. Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi”, u shpreh kandidatja e PD-së.

Posted by Edi Rama on Sunday, 21 June 2015


Mesazhi i Ramës:
I falënderoj me respekt të gjithë qytetarët e qytetaret që u bënë pjesë e votimit të sotëm, pavarësisht se për kë votuan, dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kjo video e shkurtër është kartolina e falënderimit tim për të gjithë zgjedhësit e këtij 21 qershori historik.

Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore. Ju të gjithë, të majtë e të djathtë, me apo pa parti, njerëz të zakonshëm qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, i bëtë zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më sot. Po padyshim, edhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Financa: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit'Lufta jonë tani përqëndrohet këtu