Shqiptari 31 vjeçar që prodhon dhe shet orë 90 mijë dollarë: Jam krenar që mbroj vlerat tradicionale

Kur “AkriviA” u shpall si fitues i “Men's Watch” në “Grand Prix d'Horlogerie” në Gjenevë, shumica e pjesmarrësve në event, ndoshta dini pak apo aspak për emrin e markës vetëm gjashtëvjeçare.Gjithsesi ata brohoritën për themeluesin e saj, shqiptarin Rexhep Rexhepi.

“AkriviA” është një markë orësh artizanale, për të cilën është duke folur e gjithë bota, pasi me vetëm 6 vite aktivitet në treg, ka arritur të sfidojë gjigandët e “familjes” së vet.

Në kohën e robotëve dhe Inteligjencës Artificiale, vizioni i Rexhepit është prodhimi i mekanizmave kreativë të punuar krejtësisht me dorë dhe të inspiruar nga klasicizmi i Abraham-Louis Breguet.  

I lindur në vitin 1987 në Zhegër të Kosovës, Rexhepi u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta në vitin 1999 për të shkuar në Zvicër. Ai hyri në një program mësimor me Patek Philippe dhe më vonë punoi për “BNB Concept”. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 25 vjeç, me 100 000 franga zvicerane të kursyera, Rexhepi hapi punëtorinë e vet në zonën e Qytetit të Vjetër të Gjenevës. Fillimisht ai prodhoi kryesisht prototipa për markat e tjera, ndërsa në vitin 2015 u fokusua në zhvillimin e “AkriviA”, që në greqishten e lashtë do të thotë Preçizion.

Fal suksesit të arritur në Gjenevë, Rexhepi ka fituar dhe “zemren” e prestigjiozes New York Times, e cila dy ditë më parë, i ka dedikuar një artikull orëndreqësit shqiptar. “Vetëm 31 vjeç, Rexhepi është një xhevair i pastër i një brezi të ri orëndreqësish të përkushtuar ndaj zejtarisë tradicionale”, shkruan ndër rreshtat e shumtë New York Times.

“Unë jam krenar që jam mes atyre që mbrojnë vlerat tradicionale që po humbasin. Mund të jemi të rinj, por ne mbështetemi në traditë për të ecur përpara” – u shpreh shqiptari për një televizion zviceran, duke treguar gjithashtu se realizimi i një ore i merr edhe deri në 8 muaj punë. “Gjatë gjithë kohës kam patur një ekip njerëzish që kanë besuar te unë dhe më kanë mbështetur. “AkriviA”, që mban të gdhendur identitetin tim, është klasike, diskrete dhe e ndryshme në dizain krahasuar me të tjerat. Ajo është më tradicionale dhe më e fortë.”

Në procesin e prodhimit të “AkriviA” sot janë të punësuar gjashtë orëndreqës, të cilët hedhin në treg rreth 30 orë “AkriviA” në vit,  mes të cilave dhe “AkriviA AK 06”  e cila kushton 90 mijë dollarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor