Shqiptari akuzon muzeun në Itali për mashtrim: Ky nuk është një artefakt etrusk

Shqiptari akuzon muzeun në Itali për mashtrim: Ky nuk është një artefakt etrusk

Nuk ka studiuar për arkeologji por e konsideron veten si një njohës të mirë të saj, aq sa ka denoncuar muzeut civile të Palazzo Farnese për mashtrim. Ky është Agron Vuka, një trajner personal pretendon se është mashtruar nga muzeu.

Ai deklaron se " Mëlçia etruske", një nga artefaktet më të rralla në muzeun Italian, nuk  është origjinale.  Denoncimi nga ai është bërë publik ditët e fundit dhe kanë shkaktuar jo pak ditët e fundit.

Vuka, thekson se është njohës i 7 gjuhëve të huaja, mes tyre sipas tij ai njeh edhe etruskishten. 

"Sepse etruskishtja - shpjegoi ai - është një gjuhë shumë e ngjashme me shqipen e veriut, të cilën unë e njoh shumë mirë".

Me pak fjalë, trajneri personal ka teorinë e tij , të cilën ai nuk nguroi të ua shprehë edhe muzeut në Piacenza me email, madje duke kërkuar të fliste me menaxherët. 

Në përgjigje të interesit të mediave në vendin fqinjë, zyrtarë të muzeut theksuan se artefakti është origjinal, pasi ka kaluar një sërë testesh dhe analizash.  

"Sa i përket mëlçisë etruske, ajo është studiuar nga shumë studiues dhe askush nuk ka pasur dyshime se çfarë përfaqëson". Megjithatë nuk ka pasur asnjë koment nga muzeu mbi raportin e mashtrimit.

Zbulimi i “ Mëlçisë Etruske” në  Piacenza, konsiderohet si një zbulim i jashtëzakonshëm sa i përket periudhës së shekullit  II - I Para erës sonë, e cila hap një paraqet njohuri të shumta për periudhën e etruskëve, kozmosin e tyre, traditën e madhe të kontrollit mbi ritet e themelimit dhe marrëdhëniet mes tyre.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK