28-vjeçari shqiptar, Elton Barameta në Itali është arrestuar pasi është kapur me një sasi prej 3 kg e gjysmë kokainë pas një aksioni blic në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit droga është gjetur e fshehur në njërin prej dollapëve.
Kokaina e sekuestruar ishte e një cilësie shumë të pastër dhe nëse do të shitej do të arrinte një shumë prej 250 mijë erosh. Sipas policisë droga ishte destinuar të shpërndahej në Emilia dhe Lombardinë e Poshtme.
Agjentët italianë arrestuan 28-vjeçarin i cili që po jetonte në Piacenza prej rreth një muaji. Gjatë kontrollit, iu gjetën edhe 30 mijë euro. Sipas policisë, Barameta nuk merrej me shitjen e drogës por bënte vetëm furnizimin e shpërndarësve.
Komento