Besnik Kelmendi është një shqiptar, i cili prej më shumë se 25 vjetësh jeton në Gjermani. Ai është aktivist dhe sot është një nga zërat më të dëgjuar në forcën politike më të madhe në Gjermani CDU. Është bërë e ditur se shqiptari nga Kosova, Besnik Kelmendi, ka shpallur gjithashtu kandidaturën për Asamblenë dhe Këshillin për Integrim në Essen të Gjermanisë Besniku është edhe një nga zërat më të dëgjuar në forcat politike të Gjermanisë dhe është mjaft aktiv në përfshirjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve në këtë vend.
Kelmendi shkoi në moshën 12-vjeçare në Gjermani si refugjat me familjen e tij. Ai mësoi shpejt atje gjuhën dhe u integrua në shoqërinë gjermane. Në vitin 2002 e mori edhe shtetësinë gjermane. Kelmendi ka qenë edhe zyrtar i Ministrisë së Brendshme të landin të Rajnës Veriore dhe Vestfalisë. Në pranverën e vitit 2014 ai u bë anëtar i CDU-së në Essen. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë e kryesisë “Migrantët e Unionit” në Kreisverband të CDU-së në Essen. Më 21 shkurt 2017 u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen. Së fundmi, në profilin e tij zyrtar në facebook ka ftuar gjithë shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë partinë CDU, nga radhët e Angela Merkel.
“Ftoj gjithë shqiptarët në Republikën e Nordrhein-Westfalen që me 13.09.2020 të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë CDU, parti e cila ka berë dhe po bën jashtëzakonisht shumë në përkrahje të çështjes shqiptare në përgjithësi.
“Gjithashtu dëshiroj të theksoj se ndihem shume i respektuar dhe i nderuar që edhe une bej pjese në listën përkatese për kandidature në asamblene e Essenit po ashtu dhe kandidatë i Këshillit për integrimin me nr.4 në Qytetin Essen” ka shkruar Kelmendi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
28 Janar, 07:31
-
Aushvic/ 80 vjet pas çlirimit, alarmi i të mbijetuarve: Mund të ndodhë përsëri
27 Janar, 22:51
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01