Shqiptari 'hero' hyn mes flakëve në banesën që po shkrumbohej dhe shpëton çiftin e moshuar nga zjarri në Finlandë

Shqiptari 'hero' hyn mes flakëve në banesën që po shkrumbohej dhe shpëton çiftin e moshuar nga zjarri në Finlandë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në mbrëmjen në Minttutie të Finlandës, si pasojë e të cilit e gjithë banesa u shkrumbua, ndërkohë që nuk ka të lënduar në njerëz.

Mediat vendase shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të moshuarish që të dilnin nga banesa, teksa hyri mes flakëve, para se të mbërrinte departamenti i zjarrfikësve.

Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, thotë se ata vunë re se nga banesa po dilte shumë tym, dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët po shtoheshin, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në banesë. Halili thotë se çifti nuk ishin të vetëdijshëm për shkak të zjarritm kur ato u futën mes flakëve.

Sidoqoftë, të rinjtë ishin në gjendje ta ndihmonin çiftin nga banesa, ku zjarri, sipas Halilit, u përhap me shpejtësi.

Ai thotë se e thirri dy herë numrin e urgjencës. Në kohën që mbërritën zjarrfikësit, gjithë banorët ishin tashmë jashtë. Zjarri zgjati rreth dy orë dhe më pas u shua.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)