ATHINE - Pas 7 muajsh arrati është gjetur i vdekur 40-vjeçari shqiptar, i cili më 20 gushtin e vitit të kaluar, u arratis nga burgu i Nafplios në Greqi, me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të tij ndërsa transportohej për në spitalin e burgut. Trupi i pajetë i shqiptarit, të identifikuar nga mediat greke me emrin Tetredi Alkibiadi, u gjet më 28 shkurt të këtij viti, në afëris të kufirit të Kakavijës, ndërsa vetëm sot policia greke konfirmoi përmes një deklarate për shtyp se bëhej fjalë pikërisht për të burgosurin e arratisur.

Sipas autopsisë, në trupin e 40-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, megjithatë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve që mund të kenë çuar në vdekjen e tij. Pas kryerjes së autopsisë sqarohet se në trupin e të vdekurit nuk janë gjetur shenja dhunë, por hetimet do të vazhdojnë nga policia greke.

I arratisuri shqiptar ishte i dënuar me 20 vite në burgun e Nafplios për përfshirje në banda kriminale dhe në vjedhje.

ARRATISJA
Në atë kohë policia greke ngriti dy pista hetimi, atë të arratisjes dhe të rrëmbimit.

Sipas informacioneve nga mediat greke, bashkëpunëtorët që ndihmuan shqiptarin e burgosur mendohet të kenë pritur në spital rreth gjysmë ore më herët.

I burgosuri shqiptar po transportohej drejt spitalit të Nafplios për tu mjekuar, ndërsa shoqërohej nga disa roje. Ndërkohë, dy persona të armatosur kërcënuan rojet duke shtënë në ajër, ndërsa morën 40 vjeçarin, të identifikuar nga mediat greke si Tedredi Alkibiadi, në një makinë tip Audi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)