Një azilkërkues shqiptar i ndjekur nga policia pasi ka ikur nga një qendër emigrimi tani është një nga më të kërkuarat e Britanisë, por jo domosdoshmërisht nga autoritetet.
/Shqiptarja.com
Policia Skocia ka postuar një foto të tij në Facebook si pjesë e një apeli për ta gjetur atë, por imazhi mori dhjetëra komente nga admiruesit.

25-vjeçari, i përshkruar si një person me 'një fytyrë ovale dhe karakteristika të mprehta', u lavdërua nga femra si 'mahnitës i bukur'.
Laura Campbell, një komentuese shkroi nën apelin e Facebook: 'Ai është një njeri me pamje mahnitëse. Ndërsa një tjetër, Clarie Malone shkruan: Shikoni nëse e shihni atë mbajeni për mua ai mund të rrijë në shtëpinë time.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












