NEW JERSEY (SHBA) - Një shqiptar nga qyteti i Pukës, i kërkuar për vrasje në Shqipëri, u arrestua dje në Upper East Side në lidhje me dy grabitje bankash në New Jersey nga të cilat ka përfituar rreth 500 mijë dollarë, bënë të ditur autoritetet amerikane.
“Kishim kohë që e ndiqnim. Ishte i vështirë për t’u kapur”, i tha një burim brenda FBI-së gazetës New York Post në lidhje me 26-vjeçarin Shpend Mazari. “Ai e mbante celularin të fikur dhe e ndizte atë vetëm për periudha kohore shumë të shkurtra”, shtoi i njëjti burim.
Mazari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për një vrasje të kryer në Shqipëri në vitin 2004. Ai është akuzuar zyrtarisht dje nga një gjykatë federale e New Jersey vetëm për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë që po hetohet në lidhje me grabitjet në banka.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com