Shqiptari i murosur në Itali, kushëriri tregon bisedën e fundit: Më tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku

Tre ditë më parë policia italiane ka identifikuar një shqiptar të murosur në një vilë të shekullit të 18-të (lexo këtu).  Pas rezultateve të autopsisë, autoritetet italiane bëjnë me dije se trupi i përket Astrit Lamajt, i lindur në vitin 1971. Shqiptari, i cili njihej në qytetin e Genovës si shpërndarës drogë, u shpall i zhdukur në janar 2013. Ndërkohë autoritetet kanë vijuar punën për të zbuluar vrasësit e shqiptarit dhe arsyet që i kanë çuar që të kryejnë një akt të tillë.

Astrit Lamaj është nga fshati Trevllazër i Njësisë Administrative Novoselë i rrethit të Vlorës. Kamera e Report Tv ka shkuar pikërisht  në këtë fshat ku shumë prej banorëve jashtë kamerave tregojnë se trupi i gjetur në Itali i përket bashkëfshatarit të tyre. Ndërkohë në familjen Lamaj janë hapur dyer e mortit, një prej të afërmve të 48-vjeçarit, kushëriri i tij tregon se kjo ngjarje ka tronditur fshatin. Dihej që ishte i zhdukur pasi kishte 5 vite që nuk komunikonte me familjen, por nuk mendonim se do gjendej i vdekur në këtë mënyrë.  Kushëriri i Astritit, Nelo Meminaj tregon se ai ka ikur para 6 viteve në Itali për një jetë më të mirë dhe humbi kontaktet me familjen 1 vit më pas.

“E kam nip, djalë prej kushëriri. Ata janë një familje e mrekullueshme, por fatkeqësitë asaj familje i kanë rënë herë pas here. Që nga i ati, që i ra infarkt, një vëlla ia zuri zetori poshtë, motra u aksidentua, kjo është ngjarja e katërt në këtë familje. Ka 6 vite që humbi kontaktet, kjo ngjarje është pritur me keqardhje. Pasi i vdiq i ati, për çështje ekonomie më mori 250 mijë lekë dhe tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim” tha ai.

Astrit Lamaj u gjet u murosur në banesë në Genova të Italisë 3 ditë me parë teksa në muret e saj po kryheshin restaurime (lexo këtu). Lajmi u dha nëpërmjet mediave Italiane ku sipas burimeve trupi i tij është identifikuar nga veshjet dhe analizat e kryera nga instituti mjekoligjor. Trupi i pajetë ishte i dekompozuar, ndërsa kishte mbetur vetëm një pjesë e skeletit. Familjarët e të ndjerit kanë shkuar për ta tërhequr trupin e Astrit Lamajt dhe pritet që eshtrat e tij të sillën në atdhe ditët në vijim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 23/01/2019 19:26

    Gjynah po si ti hysh rruges se mu..t kete perfundim ke .

    Përgjigju
  • Flutura: 23/01/2019 17:51

    Mire e ka patur, Shqiperia nuk behet...dhe vajti u be kollone betoni... Me budalla ky qe thote kete.

    Përgjigju
    • Fredi: 24/01/2019 10:41

      Hahahahaha fiks!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!

Tensionohet protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi akuza Policisë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon!