Shqiptari i urryer në SHBA kundër
Clinton: Ajo është me parkinson

Shqiptari i urryer në SHBA kundër<br />Clinton: Ajo është me parkinson
Shqiptari më i urryer në SHBA, Martin Shkreli ka nisur që të hakmerret ndaj kandidates për Presidente Hillary Clinton, pasi është shprehur se ajo është e sëmurë me parkinson.
 
Martin Shkreli deklaron se ka shikuar më vëmendje disa video të Clinton dhe ka arritur në përfundimin e diagnozës së saj nisur nga lëvizjet e pakontrolluara.
 
Shqiptari ka dalë në mbështetje të kandidatit Donald Trump, ndërsa thekson se “Të gjithë ata që nuk e pëlqejnë janë xhelozë, budallenj dhe të varfër”, shkruan ai.
 
Por përse e urren Martin Shkreli, Hillary Clinton?
 
Përgjigja është e thjeshtë, pasi Martin Shkreli bleu monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit dhe e çoi brenda ditës çmimin nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme në 2015, kandidatja për presidente në SHBA, Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër vendimit të Shkrelit.
 
Në një postim në rrjetin social Twitter asokohe, Clinton shkruante se një lëvizje e tillë në tregun e ilaçeve është shumë e rrezikshme dhe nëse fiton zgjedhjet do të marrë masa për frenimin e këtij abuzimi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës