Një ngjarje e pazakontë, por me fund të lumtur. Telefonata që u bë gabimisht në Departamentin e Policisë së Doverit, Delauer në SHBA përfundoi me shpëtim jetësh të një grupi emigrantësh që po rrezikoheshin të mbyteshin teksa po kalonin me varkë La Mananshin mes Francës dhe Britanisë, mes tyre dhe të një shqiptari.
Ngjarja mësohet se ka ndoshur muajin e kaluar, 27 gusht.Telefonata në Departamentin e Policisë së Doverit, Delauer në SHBA mbërriti nga Shqipëria.
Telefonata nga Shqipëria
Policja: Po mbytet varka?
Shqiptari: Po
Policja: A e dini ku ndodhen ata
Shqiptari: Janë nisur nga Kalais ...në Angli
Një qytetar shqiptar që mendonte se po kontaktonte me policinë e qytetit të Dover të Anglisë, ka telefonuar gabimisht Departamentin e Policisë në Dover të Delaëare në SHBA për të kërkuar ndihmë për të shpëtuar vëllanë dhe personat të cilët ishin në rrezik në një gomoni që po fundosej në kanalin e Lamanshit.
"Telefonuesi kishte kryer një kërkim në internet për 'Departamentin e Policisë së Doverit' dhe rezultati i parë i kërkimit në ekran doli të ishte Departamenti i Policisë së Dover, Delaëare," tha efektivja që priti telefonatën
"Ai mendoi se po telefononin Dover, Angli, por ishte i lidhur me agjencinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara”.
Telefonata vijon
Policija: Ku janë ata? Në Delaëare apo jashtë
Shqiptari: Nuk e di saktësisht! Janë në mes të detit mes të Anglisë dhe Francës
Policja: I keni koordinatat?
Shqiptari: Po i kam, ata mi dhanë
Policja: Më jep koordinatat
Menjëherë policia identifikoi koordinatat dhe brenda 4 minutash koordinuan njoftimin e agjencive ndërkombëtare duke i mundësuar telefonuesit të kontaktonte më pas me Rojën Bregdetare Franceze.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe ndihmës ndërkombëtare, vëllai i telefonuesit dhe shokët e tij u shpëtuan nga mbytja në La Mansh. Ngjarja thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të gatishmërisë për të ndihmuar në situata emergjente, pavarësisht gabimeve të komunikimit.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17