GREQI- Ata e quajnë njëri-tjetrin "mjeshtër" dhe janë të dy këpucarë në sheshin “Victoria“. U takuan 3 vjet më parë në një dyqan të vogël dhe u bë një mardhënie dashuri e nevojë, mësues dhe student, në kohën e krizës. Kostas Vylliotis e mbajti dyqanin për 28 vjet, në qendër të Athinës. Në vitin 2010 erdhi koha e daljes në pension. Ai ja shiti biznesin Xhorxh Mersinit, një emigranti 30-vjeçar nga Shqipëria, i cili ishte në kërkim të një pune se përndryshe do të kthehej në vendin e tij. Ai ra dakord të punonte pa para, për të mësuar zanatin. “Unë kam për të mësuar shumë më tepër prej tij, "- thotë zoti Mersini.

Dashuria e mban këtu. “Këtu është puna e jetës sime"-shton Vylliotis. Kur mbaroi shkollimin e tij,  prindërit e dërguan si nxënës për këpucar në fshat. Ai ka punuar më shumë se dhjetë orë në ditë, pa pagesë në fillim. “Një zejtar duhet të dijë gjeometri dhe vizatim. Kam mësuar në mënyrë empirike. Sot unë jam një nga të fundit që mund të ndërtojnë këpucë. Puna nuk është më te riparimet"-thotë ai. Xhorxh Mersini erdhi në Greqi me familjen e tij në vitin 1997.

Ai ka punuar si shofer, marangoz, etj. Tri vjet më parë ai dha dorëheqjen. "Unë isha duke u menduar të kthehesha përsëri në Tiranë. Por, kur mësova për këtë vend mendova të rrezikoj“-thotë ai. Sipas një sondazhi të orëve të fundit, grekët, në masë të madhe nga shqiptarët, besojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar në vitet e fundit. Një në dy shtetas grekë  beson se ka pasur përmirësim. Një në 2 shqiptarë konsideron se Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.
 
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)